Këshilltarët e Merkel dhe Macron takohen me Kurtin. Gati Samiti i Parisit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Zyra për Informim e Kryeministrit ka njoftuar se në orën 09:00 pret në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne  – këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Ndryshe nga SHBA, Bashkimi Evropian e konsideroi hap pozitiv vendimin e Kurtit për pezullimin e përkohshëm të tarifës 100% ndaj lëndës së parë që vjen nga Serbia. Berlini dhe Parisi janë duke bërë përpjekje për të ulur liderët e Kosovës dhe Serbisë sërish në tryezën e bisedimeve.

Në prill të vitit të kaluar u organizua në Berlin nga Merkel dhe Macron një samit me pjesëmarrjen e liderëve të dy shteteve, ku të ftuar ishin edhe homologët nga Ballkani Perëndimor. Ndonëse nuk u arrit në një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit, organizatorët u shprehën optimist për një tjetër samit që do të organizohej në Parsi në muajin qershor. Por kjo nuk u realizua.

Tashmë që po bëhet 1 vit nga Samiti i Berlinit, presidenti Macron është shprehur sërish i gatshëm të organizojë Samitin e Parisit, por Beogradi refuzon të ulet për marrëveshje nëse Prishtina nuk e heq plotësisht taksën.

Në lojë janë rikthyer fort edhe amerikanët, me të dërguarin e presidentit Donald Trump, Richard Gernell.

Të fundit

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris...

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme...

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët...

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni atje

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e...

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë...

Lajme të tjera

Web TV