Borussia e Dortmundit fitoi 2-1 përballë Leipzigut dhe merr qoftë përkohësisht kryesimin e kampionatit.
Borussia e Dortmundit e mbyll në epërsi të dyfishtë sfidën me Leipzigun në “Singal Iduna Park” në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës.
Verdhezinjtë dominuan në çdo aspekt ndaj “demave”, që ishin të pafuqishëm për të përballuar furinë e kundërshtarit.
Fillimisht e dërgoi topin në rrjetë Brandt në minutën e 13-të, por goli u anulua nga sistemi VAR për marrje të topit me dorë.
Takimi u zhbllokua në minutën e 20-të nga Marco Reus, i cili u shndërroi në gol një penallti të fituar nga ai vetë.
Në të 39-tën erdhi edhe goli i dytë, që mban firmën e Emre Can, që e kapi të papërgatitur portierin mik.
Gjatë pjesës së dytë, Leizpigu rihapi ndeshjen me golin e shënuar nga Forsberg në minutën e 74-t, por ky finalizim nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.