7 Mars 1941/ Italianët thyhen; 50-mijë ushtarë britanikë zbarkojnë në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një dimri të vështirë, trupat italiane thyhen përballe atyre greke. Ndërkohë, një forcë prej 58 mijë ushtarësh britanike, zbarkojnë në Greqi nga Afrika Veriore ku ndodheshin të vendosura. Në tetorin e vitit 1940, ushtria e Musolinit, që tashmë kishte pushtuar Shqipërinë, nisi një sulm ndaj Greqisë, në atë që u dëshmua si një fushatë katastrofike ushtarake për forcat e Duçes. Hitleri u habit nga kjo lëvizje e papritur e aleatit të tij, duke parashikuar se do të rezultonte në një gabim strategjik. Sipas Fyhrerit, Musolini duhet të përqendrohej në Afrikën e Veriut, dhe vazhdonte përparimin në Egjipt kundër britanikëve. Sukseset e italianëve në frontin grek, zgjatën vetëm javën e parë, ndërsa 3 muajt në vazhdim ata mbetën të gozhduar në malet e kufirit greko-shqiptar.

Italia përballë Greqisë
Më 28 tetor të vitit 1940 filloi lufta italo-greke e nisur nga territori i Shqipërisë së okupuar nga Italia fashiste. U përdor si shkas vrasja e Daut Hoxhës në Konispol. Ushtria italiane ndodhej e rreshtuar në të gjithë gjatësinë e kufirit shqiptaro-grek, rreth 250 km. Pa llogaritur armatimet, burimet italiane flasin për 87 mijë forca të rreshtuara në frontin grek, prej të cilave 55 mijë në Epir, midis të cilave edhe gjashtë batalione shqiptare. Në kufirin me Jugosllavinë ishin lënë 12 mijë forca. Burimet greke japin një numër shumë më të madh forcash.

Forcat në terren
Në ushtrinë italiane morën pjesë: batalioni “Tomorri” në Regjimentin 83 të divizionit “Venecia”, batalioni “Korabi” në Regjimentin 77 të divizionit “Lupi di Toscana”, batalioni “Kaptina” në Regjimentin 78 të divizionit “Lupi di Toscana”, batalioni “Gramoz” në Regjimentin 47 të divizionit “Ferrara”, batalioni “Dajti” në Regjimentin 48 të divizionit “Ferrara”, batalioni “Tarabosh” në Regjimentin 3 Grenadier. Përballë forcave italiane, në anën tjetër të kufirit, në Epir, shtabi i ushtrisë greke kishte mobilizuar potencialet më të mira ushtarake greke. Sipas burimeve greke të kohës, raporti i forcave të vendosura në vijën e parë të luftimeve në 28 tetor ishte: 5 divizione greke kundër 10 italiane. Në mëngjesin e 28 tetorit 1940, trupat italianë në Shqipëri, nën komandën e gjeneralit Sebastiano Visconti Prasca, do të nisnin marshimin për sulmin kundër Greqisë.

Lexo edhe :  8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Sheshbeteja
Lufta italo-greke u zhvillua thuajse në territorin shqiptar për rreth gjashtë muaj. Pas disa sukseseve të para, ushtria italiane u thye dhe u detyrua të tërhiqet nga tokat e pushtuara greke. Gjatë muajve dhjetor 1940-prill 1941 lufta u zhvillua në tokën shqiptare e nga fundi mori formën e luftës pozicionale. Në përfundim të kësaj lufte, Shtabi Madhor i ushtrisë italiane raportoi se ishin vrarë afro 14 mijë njerëz, ishin plagosur rreth 51 mijë të tjerë dhe llogariteshin të humbur mbi 25 mijë vetë. Pas thyerjes së këtij sulmi, Italia i kërkoi ndihmë Gjermanisë. Pushtim gjerman i Greqisë ishte i pashmangshëm; për Gjermaninë, pushtimi i Greqisë nuk ishte aq shumë për të ndihmuar italianët sesa për të mbrojtur fushat naftë-mbajtëse rumune dhe krahun jugor për pushtimin e planifikuar të Bashkimit Sovjetik.

Zbarkimi britanik
Britanikët u vendosën kryesisht në gadishullin e Peloponezit dhe në ishullin e Kretës, por nuk do të qëndronin gjatë aty. Muajin e ardhshëm, Hitleri urdhëroi një sulm të njëkohshëm në Jugosllavi dhe Greqi. Gjermanët kapën mijëra britanikë robër në Kretë. Pas kapitullimit grek, Gjermania, Italia dhe Bullgaria e ndanë Greqinë në tri zona pushtimi. Gjermania dhe Italia, mbajtën së bashku Athinën. Në shtator 1941, vetë kryeministri britanik Churchill do të shprehej se zbarkimi i trupave aleate në Greqi, ishte një gabim strategjik.

Pushtimi i Greqisë
Gjermania pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë më 6 prill të vitit 1941. Më 23 prill ushtria greke u dorëzua; mbreti George II i Greqisë dhe qeveria e tij u ikën në Krete; 50-mijë trupa britanike, australiane, Zelanda e Re dhe polake u evakuuan; të gjitha tanket e tyre, pajisjet e rënda dhe kamionën u braktisën; disa grupe të vogla, të izoluara, dhe individë mbetën pas në Greqi; shumë u fshehën me ndihmën e popullatës vendase; të tjerë u kapën nga gjermanët; 3700 ushtarë aleatë dhe më shumë se 15.000 ushtarë grekë u vranë në luftime.

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV