I riu video nga brenda ‘Infektivit’ në Tiranë, asnjë mjek dhe asnjë element sigurie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

31-vjeçari, që sipas të dhënave zyrtare rezulton personi i 6 i infektuar nga koronavirusi përmes një videoselfie për Rtv Ora thotë se ka 36 orë në karantinë te Infektivi dhe askush nuk i ka konfirmuar përgjigjet e analizave.

I riu kishte udhëtuar nga Milano në vendin tonë dhe sapo kishte shfaqur simptomat kishte telefonuar në 127.

“Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izoluar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asnjë përgjigje që jam me koronavirus, infermierët këtu nuk e pranojnë që jam me koronavirus. Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që publikisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavirus ndërkohë këtu nuk vjen askush të ma konfirmojë. Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nëse telefoni është i fikur më vonë do të thotë se ma kanë bllokuar këta. Nuk është normale të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përgjigje”, shprehet i riu.

I riu ka filmuar edhe pamje nga brenda spitalit infektiv në Tiranë ku qartazi shihet se aty mungojnë kushtet elementare të sigurisë.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV