Berisha: Në Shqipëri kanë vdekur njerëz nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Qeverinë se ka fshehur rastet e infektimit me koronavirus. Sipas Berishës, konfirmimi i djeshëm i dy rasteve të para të infektimit ishte një përpjekje për t’i vënë kapak mashtrimeve.

Ish-kryeministri deklaron se në Shqipëri qarkullon prej kohësh koronavirusi dhe madje kanë vdekur njerëz prej tij.

“Miq, dje Edvin Mafia dhe ndrikull Hajnia, në zinxhirin e serialit të mashtrimeve të tyre tejet të rrezikshme për jetën e qytetarëve shqiptarë, u përpoqën t’i vënë kapak mashtrimeve dhe fshehjeve të rasteve me coronavirus që shëtisin prej kohësh nëpër Shqipëri, madje edhe që kanë vdekur nga kjo sëmundje”, shprehet ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plotë

Mashtrimi me rastin zero eshte nje zero me xhufke!

Miq, dje Edvin Mafia dhe ndrikull Hajnia, ne zinxhirin e serialit te mashtrimeve te tyre tejet te rrezikshme per jeten e qytetareve shqiptar, u perpoqen ti vene kapak mashtrimeve dhe fshehjeve te rasteve me coronavirus qe shetisin prej kohesh neper Shqiperi madje edhe qe kane vdekur nga kjo semundje.

Dje ata shpallen Eureka. Kapem, gjetem rastin zero, skenar ky i neveritshem dhe kriminal mashtrimi.

U deshen vetem disa ore qe te faktohej rasti tjeter

me koronavirus, te cilin fillimisht u perpoqen qe te fshihnin por kesaj radhe pa sukses doli rasti tjeter apo rasti zero me bisht qe nuk kishte asnje lidhje kontakt te çfaredolloji me dy rastet e para!

Duke ju bere thirrje qytetareve te ruajne gjkftohtesine dhe te shmangin çdo panik, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal dhe te papergjegjshem te Edvin Mafise dhe ndrikull Hajnise ndaj nje epidemie qe pasojat e te ciles jane te pakrahasueshme me te tjerat! sb

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV