“Vula e PD-së është vetë Berisha”/ Asgjë se ndal opozitën për t’u regjistruar në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se asgjë nuk e ndal opozitën për të regjistruar kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas Metës, sot “vula” e PD-së është më e gjallë se kurrë më parë, pasi sipas tij, “vula” është vetë Sali Berisha.

Meta tha se Berisha e ka treguar mbështetjen që gëzon në popull përmes foltoreve, Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

“Nuk besoj se ekziston ndonjë qytetar që vë në dyshim suportin e Partisë së Lirisë. Nuk besoj se ka qytetar që vë në dyshim suportin për PD-në. Nëse nuk do të ekzistonte, atëherë pse Rama do të urdhëronte kancelaren e gjykatës që të pengonte regjistrimin e vendimit. Përse kur ai e di që kandidatët e tij janë më të mirë e më të dashur.

Nuk do të hyjë aspak në teknikalitete. Kam qenë i bindur që Rama do të bëjë gjithçka për të provokuar opozitën për të mos hyrë në zgjedhje. Këtë gjë ja kam bërë të qartë Berishës dhe Nokës prej muajsh. Kjo sepse zbatueshmëria Reformës në Drejtësi është antikushtetuese dhe antiligjore. Janë ca marrëzira që vështirë se do të na prodhonin një vendim që bazohet në kushtetutë dhe në ligj. Është njësoj sikur nxjerr urdhër një ministër dhe nuk e regjistron punonjësja e protokollit. Këto çmenduri vetëm në Shqipëri mund të ndodhin, i cili është i pari shtet për qytetarët që kërkojnë azil në vendet e Europës.
Ne jemi vazhdimisht në punë. Asgjë nuk e ndal opozitën drejt 14 majit, për të regjistruar kandidatët e saj kudo. Vula e PD-së është më e gjallë dhe më frymëzuese se asnjëherë tjetër, sepse është vetë Berisha, përmes asaj mbështetjeje që ai e ka marrë përmes foltoreve, përmes 11 dhjetorit dhe 6 marsit. Asgjë nuk i pengon gjithë opozitën dhe gjithë forcat opozitare për të bërë ndryshimin e tradhëtuar nga forcat opozitare të kaluara”, është shprehur Meta.

Lexo edhe :  Berisha krahasohet me Bashën/ Unë s'jam si ai, luftonte vetëm për karrigen e vet!

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV