T’ia japim vulën mbretit të gjullurdisë?/ Bejko: Berisha është shpallur “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund t’i jepet vula e kësaj force politike, Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe është i akuzuar për korrupsion.

Për ABC News, Bejko u shpreh se Berisha nuk e koncepton dot faktin që në krye të Partisë Demokratike, të jetë dikush tjetër dhe jo ai.

Sipas Bejkos, Berisha e ka trajtuar këtë parti sikur ta kishte pronën e vet.

“Nuk e koncepton dot ai që Partinë Demokratike t’ia marrë dikush tjetër. Ai, Partinë Demokratike e ka pronë të vetën. Jo se e ka themeluar vetë, se themelimin e PD-së e kanë bërë studentët, intelektualët e rinj, populli shqiptar me mbështetjen e amerikanëve. Duke qenë se e përdori për një kohë të gjatë, mendon se është prona e vet dhe e trajton kështu. E drejta vajti në vend. Ka shumë që na thonë, jepjani vulën Sali Berishës se partia është e atij. Ne bëjmë pyetjen, kujt t’ia japim vulën? T’ia japim vulën “non gratës”, atij që është akuzuar për korrupsion të qenësishëm, atij që është akuzuar për pengim të demokracisë dhe drejtësisë? T’ia japim vuulën mbretit të gjullurdisë? “, theksoi ai.

Të fundit

Marrëveshja për mineralet e rralla/Sekretari amerikan i Thesarit,Bessent viziton Ukrainën

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë për të diskutuar një marrëveshje të...

Kurti i drejtohet BE-së me një letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, sot i ka dërguar një letër përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të...

Sikur burrat e politikës të ishin sa gjysma e Ajola Xoxës!

Ilir Demalia Ajola Xoxa një ditë më parë, i dha një mësim të rëndësishëm shumë burrave të politikës 35-vjeçare, të cilët fshihen pas fustaneve të...

Vetëvrasja e gjimnazistes në Gjirokastër/ Letra e shkruar prej saj: Po ndihem e bullizuar

Një 17 vjeçare i dha fund jetës së saj ditën e djeshme në Gjirokastër duke u vetëvarur në banesën e saj. Kanë qenë familjarët...

Derisa e vërteta e pakundërshtueshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Veliajt!

Altin Ketro Me arrestimin e Erion Veliajt, SPAK-u e ngriti stekën e goditjes së funksionarëve publikë aty ku kupa derdhet. Pavarësisht prokurorit që kreu hetimet dhe...

Lajme të tjera

Web TV