Kadastra e digjitalizuar/ Karçanaj: 74 shërbimet e saj ofrohen në e-Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t Linda Karçanaj, informoi sot mbi transformimin digjital në Kadastrën Shqiptare ku të gjitha shërbimet e saj jepen online në e-Albania, pa asnjë kontakt me punonjësit e administratës. Gjatë prezantimit që Kryeministri Rama i bëri sot drejtueses së re të Agjencisë Shtetëtore të Kadastrës Dallëndyshe Bicit, drejtuesja e AKSHI-t tha se falë digjitalizimit, shqiptarët nuk mbajnë me radhë në zyrat e Hipotekës.

“Kur qeveria shqiptare nisi revulucionin digjital, edhe ato që ishin më optimistët nuk e besonin kurrë që do të kishim shërbime digjitale për kadastrën. Kishim parë çertifikata të gjendjes civile, dëshmi penaliteti por kurrsesi nuk mendonim që do të kishim vërtetime pronësie me vulë digjitale. E pra, sot të 74 shërbimet e kadastrës janë online në e-Albania. Që nga regjistrimi fillestar i pronës, regjistrimi i akteve të trashëgimisë, të saktësimeve të kufijve etj. 640 mijë aplikime janë bëre vetëm në e-Albania”- është shprehur Karçanaj duke theksuar se këto shërbime u kanë kursyer 110 vite pritje në rradhët e tmerrshme pranë hipotekave.

“Paralelisht kemi zhvilluar dhe integrimin me sistemin e noterëve “NISA”. Kemi një sistem tjetër të integruar që ju shërben jo vetëm qytetarëve por të gjithë institucioneve publike. Që nga bashkia, prokuroria, gjykata, policia etj.”

Më tej në anlizën e saj drejtoresha e AKSHI-t ndaloi tek vëmendja e madhe që po u jepet jo vetëm shërbimeve digjitale por edhe përmirësimit të sistemeve.

“Është inplementuar rradha “FIFO”. Pra ai aplikim që vjen i pari, ai trajtohet i pari. Kuptohet sipas tipologjisë së aplikimit. Që do të thotë që nuk ka më nevojë të kërkosh një mik në kadastër sepse mjafton të bësh një klik. Janë reduktuar ndjeshëm aktet e verifikimit me të cilat më parë edhe abuzohej ndjeshëm. Tani ato janë totalisht të monitorueshme dhe sistemi identifikon nëse duhet apo jo një akt verifikimit dhe qytetari njoftohet menjëherë nëpërmjet mesazhit në telefon ose nëpërmjet emailit mbi dokumentin që po kërkohet për llogari të tij.”

Karçanaj ka vijuar me të tjera shërbime e sisteme duke e vënë theksin edhe më shumë tek fakti se tashmë në kadastër kemi një sistem multifunksional të integruar i cili është në shërbim të të gjithëve, me infrastruktura të përmirësuar si në qendër ashtu edhe në zyrat rajonale, ç’ka ka zhdukur kështu vonesat në ndërveprimet me sistemet e tjera.

Lexo edhe :  U nervozua gjatë LIVE në Instagram, sqarohet Rama: Nuk është punë telefoni, por pasioni

“Tani jemi gati për implementimin e teknologjisë “Blockchain” i cili po bëhet në këtë moment që flasim për të gjithë transaksionet e pronës. Do kemi siguri për çdo veprim, për çdo ndryshim ku qytetarit do t’i shkojë njoftim për çdo ndryshim të bëre në pronën e tij.”

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Karçanaj tha se ne lidhje me legalizimet, tani do të digjitalizohet i gjithë procesi, pra çdo hap do të jetë digjital, transparent dhe përgjigja do të jetë me vulë digitale.

 

Të fundit

Veliaj ende në seancë në GJKKO, dhjetëra mbështetës mblidhen jashtë Gjykatës për protest

Ndërsa vijon prej disa orësh seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Erion Veliajt, jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kanë...

Këshilli i Europës dhe Policia e Shtetit në bashkëpunim për luftën kundër diskriminimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, Giulia Re. Në këtë...

SMS te telefoni i Ramës: Kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO

Kryeministri Edi Rama duke lexuar sot para deputetëve të PD tekstin e një mesazhi të një personi brenda sistemit të drejtësisë, ka nxjerr një...

Arrestimi i Erion Veliajt/ Reagon BE

Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. “Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj...

Caktohet data/ Më 1 mars PD zhvillon primaret për listën e kandidatëve të deputetëve

Primaret në Partinë Demokratike që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë të PD do të mbahen më 1 mars. Ato do të zhvillohen në rang...

Lajme të tjera

Web TV