EMRI/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet i riu në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Në pranga është vënë Brisel Kurtmetaj.

29 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në Gusht të vitit 2020, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person pas një konflikti të çastit.

Si pasojë e të shtënave, u plagos një kalimtar i rastit.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 29-vjeçar i shpallur në kërkim, që tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit, në vitin 2020.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për shtetasin:

-B. K.(G.), 29 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në muajin gusht të vitit 2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. B. Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë shtetasi D. Q., kalimtar i rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Euro nuk lëviz, paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 8 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro...

Lajme të tjera

Web TV