“O Ba, si nuk më prite?”/ Ish-ministri Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 73-vjçare pas një “lufte” me sëmundjen e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur ta fitojë dhe mëngjesin e sotëm ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Babai i ish-ministrit prej disa vitesh vuante nga leucemia, por sëmundja ishte përkeqësuar vitin e fundit duke i marrë edhe jetën. Bashkim Tahiri ishte farmacist dhe prej vitesh ushtronte këtë profesion.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije edhe familjarët e tij në një postim në faqen zyrtare të Saimir Tahirit. Në njoftim thuhet se varrimi bëhet sot, ora 11:00.

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302.

Të fundit

Një sëmundje infektive përfaqëson kërcënimin më të madh në vitin 2025

Pandemia e koronavirusit ishte një gur themeli shëndetësor i shkruar në histori. Tani, virusi që shkaktoi një pandemi katër...

Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Në 11 maj qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, deputetët. Këtë vit kryeqytetit iu shtua...

Nuk ndalen ngjarjet kriminale në këtë fillim viti, breshëri plumbash edhe në Shkodër

Viti i Ri ka nisur me shumë ngjarje kriminale në vend. Në një lokal nate në Tiranë pati të shtëna, teksa në Sarandë ndodhi një...

“Kjo për gjyshërit e mi”, Ilnisa pozon pa të brendshme, zbulon shalët, të pasmet dhe…

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBVA3", ka ngritur temperaturat në rrjetin social "Instagram". E veshur me një fustan të zi, pa të brendshme, ajo ka zbuluar...

Pas festës, sa gjatë mund ta ruani gjelin e detit dhe mishin në frigorifer?

Pas festës së Vitit të Ri ka shumë mundësi që ushqimet e mbetura nga festa, ende qëndrojnë në frigoriferin tuaj. Por, për sa kohë është...

Lajme të tjera

Web TV