Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari paralajmëron trazira nga grupet kriminale në këto 3 qytete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se bota e krimit do të jetë prezent në këto zgjedhje dhe përqendrimi më i madh do të jetë në zonat ku dy rivalët politikë janë afër me njëri tjetrin.

I ftuar dje në një studio televizive, Hoxha theksoi se prezencën më të madhe të botës së krimit e sheh në Tiranë, megjithëse në kryeqytet grupet janë më të strukturuara dhe jo aq të ekspozuara.

Sipas gazetarit, në zgjedhjet e 14 majit përqendrimi të madh të grupeve kriminale do të ketë më Elbasan, dhe Durrës.

“Në zgjedhjet e 14 majit përqendrimi më i madh i këtyre grupeve do të jetë në Elbasan, Durrës dhe Tiranë. Prezenca më e madhe e botës së krimit është në zonat ku dy rivalët politik janë më afër më njëri tjetrin. Ku rezultati është i ngushtë, ata marrin peshën, bëhen përcaktues.

Në Vlorë nuk ka nevojë të ekspozohesh apo në Kukës. Implikimin më të madh të botës së krimit e shoh në Tiranë. Meqenëse grupet në Tiranë janë të strukturuara, nuk bëhen kaq të ekspozuara.

Merremi me Shkodrën dhe Elbasanin pasi ato ekspozohen. Në zgjedhjet e 14 majit, përqendrimi do jetë në Elbasan, Tiranë, Durrës, pasi këtu është më i rëndësishëm pushteti lokal. Në Durrës kemi parë grupe të strukturuara që herë kanë qenë majtas e herë djathtas. Në Tiranë ndërhyrja është shumë e sofistikuar, nuk është e dukshme, por prezenca është shumë më e madhe, është financiarisht, fizikisht. Organizata, nuk janë banda të ’97. Janë organizata kriminale që kanë 1 mijë njerëz në punë”, deklaroi Hoxha.

Të fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Çmimet “Brat”! Charli XCX fiton 5 Brit Awards për albumin që pushtoi shpirtin e kohës

Artisti i kërcimit pop merr çmimet e albumit dhe artistit të vitit, ndërsa Ezra Collective largon emra të mëdhenj për t'u bërë artistët e...

Vota e diasporës/ Ja kur nis dërgimi i fletëve të votimit tek zgjedhësit nga jashtë

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje a i përket vijimit të procesit për votën e diasporës, në një kohë kur ka përfunduar...

Starmer në maksimumin e tij, por duhet të pranojë se s’ka kthim prapa me SHBA-në e Trump

Presidenti ka vetëm katër vjet derisa një pasardhës të marrë frenat, por qasja e re që ai ka krijuar – përjashtimore, izolacioniste – ka...

Përfshihet nga flakët një byrektore në Pogradec, shkak rrjedhja e gazit

Ditën e sotme është përfshirë nga flakët një byrektore në vendin e quajtur Agjencia në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë e rrjedhjes...

Lajme të tjera

Web TV