Rritja e pagës minimale/ Rama: Shfrytëzimi i punonjësve nga sipërmarrjet merr fund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje sipërmarrjeve që të rrisin pagat për punonjësit e tyre dhe të mos i shfrytëzojnë kapitalet njerëzore.

Në një takim me biznesin e madh, Rama u shpreh se sot bizneset private po përballen me mungesën e burimeve njerëzore dhe ky është një shqetësim që duhet të marrë zgjidhje.

“Jemi në një udhëkryq shumë delikat dhe më në fund vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes vit pas viti duke bërë atë që bëri ai që tha në fund sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi.

Tani sipërmarrja po shikon që lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë brenda në territorin e vet. Tani sipërmarrja po shikon se si po i ikin nga duart pikërisht ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Tani të gjithë po e shohin se si shtete më të zhvilluarat janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt të munden”.

Kryeministri thekson se epoka e shfrytëzimit të burimeve njerëzore nga sipërmarrjet duhet të mbyllet. Sipas Ramës, dilema e kompanive është “të vdesin” apo të mbijetojnë duke ndërtuar një marrëdhënie të re me punonjësit.

“Po nëse një punonjës apo nëse një i ri ka mundësinë dhe perspektivën të paktën teorike që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon. Një sipërmarrje nuk mund të ngrihet dhe largohet nga Shqipëria.

Tani dilema është të rrojë apo të vdesi. Kjo në fakt nëse shikojmë përmbajtjen e financave dhe ekonomisë, nuk është një dilemë e vështirë. Është një dilemë e thjeshtë. Të rrojë duke mbështetur punonjësit që dhe ata të rrojnë dhe epoka e shfrytëzimit të punës të burimeve që punojnë që prodhojnë punë, që japin punë, duhet të mbyllet.

Dhe ne do të zhvillojmë këtë dialog pikërisht si një proces kundër shfrytëzimit të punonjësve, të forcave të punës. Marrëdhëniet kapitaliste në Shqipëri për shumë vite kanë qe e kanë të bazuar te shfrytëzimi dhe tek fitime të padeklaruara shumë më të mëdha se sa të deklaruara. Shumë vite. Kjo fazë është duke u mbyllur dhe çështja është si do mbyllet. Zgjedhja që duhet të bëjë sipërmarrja në Shqipëri është si do mbyllet.

Duket e përplasur sipërmarrjen përtokë dhe duke lënë pa burime njerëzore apo do mbyllet duke u bërë sipërmarrja e vetëdijshme se duhet të ndërtojë një marrëdhënie të re me forcat e punës? Janë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :  Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Kujtojmë se nga muaji Prill paga minimale do të rritet në nivelin e 400 mijë Lekëve të reja.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV