Koronavirusi prek kirurgun/ Mjeku ‘bën namin’ mes pacientëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kirurg britanik i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, besohet të ketë infektuar qindra pacientë. Mjeku besohet ta ketë marrë virusin gjatë pushimeve të tij në Itali.

Ai vazhdoi të trajtojë një sërë pacientësh ndërsa ishte vet i infektuar. Mjeku mori pjesë në një mbledhje me dhjetëra kolegë të tij, të cilët vazhduan të mjekonin pacientë të tjerë pa e ditur se kishin pasur kontakt me virusin vdekjeprurës.

Mjeku kishte simptoma dhe më pas u testua për koronavirus dhe doli pozitiv. Mjekë të tjerë të stafit kanë shfaqur gjithashtu simptoma dhe janë duke u testur.

Frika është e madhe në spitalin ku ai punon sepse besohet se ai ka infektuar qindra pacientë duke trajtuar rreth 400 pacientë në javë.

Simptomat e koronavirusit mund të shfaqen pas dy javësh dhe virusi mund të përhapet pa e kuptuar. Mjeku ka kryer operacione te pacientë të shumtë dhe kjo është me të vërtetë shumë shqetësuese.

Ky veprim shihet si një papërgjegjshmëri nga ana e mjekut i cili edhe pse e dinte se ishte kthyer nga një vend i infektuar si Italia, nuk u izolua por vazhdoi të punonte në spital./Fjala.al/Burimi: The Sun

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV