Ilir Shaqirit nuk i mjafton fitorja e ‘BBV1’/ Zgjedh të përballem me Luiz Ejllin (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin.

Gjatë intervistës në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, Shaqirit i duket interesante loja e Luizit.

“E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik.

Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin.

Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjeshtë mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”- tha ai.

Pyetjes së gazetarit Ermal Qori, nëse do të pranonte të rifutej edhe njëherë në Big Brother, Ilir iu përgjigj pa hezituar.

“Me ty po, mendoj se ti je person që realisht do ja vlente të ishe aty brenda, ndaj të ngacmoj sedrën e sfidës dhe të uroj ta provosh se do të japi energji të vlefshme për më mbrapa”-, përfundoi balerini, teksa vijonin të eksploronin Shpellën e Pëllumbasit.
Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Të fundit

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy...

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s...

Presidentja e RMV: Jemi të turpëruar nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në...

Sula replikon me Murrizin: Dola kundër thirrjeve për ta varur Ramën te palmat

Dashnor Sula ka reaguar pas një postimi të Myslim Murrizit, i cili akuzonte ata që kërkojnë riformatimin e Partisë Demokratike, se kanë heshtur gjithë...

“Alanews”: Pse italianët gjithnjë e më shumë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se...

Lajme të tjera

Web TV