Operacion anti-droge në Ersekë, arrestohen 3 persona, 2 në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Ersekë. Në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.

‘Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 8.2 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, kanë finalizuar me sukses fazën e​ katërmbëdhjetë të tij, si rezultat i së cilës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Gj. B., 26 vjeç, L. S., 29 vjeç dhe M. K., 19 vjeç, banues në Ersekë;

Si edhe u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

– G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut.

Lexo edhe :  Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV