Juventus “shokon” Interin në Giuseppe Meazza, bardhezinjtë ëndërrojnë për zonën Champions

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus mposht Interin në San Siro me shifrat 0-1 dhe bën të tijin Derbin e Italisë. Bardhezinjtë rikthehen te suksesi pas disfatës së fundit në kampionat ndaj Romës teksa të besuarit e trajnerit Massimiliano Allgeri shfrytëzuan një gol të Filip Kostic. “Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh në minutën e 23-të të pjesës së parë teksa anësori mori një pasim nga Rabio dhe pavarësisht se ishte në një kënd të vështirë, ia doli të shënjestronte cepin e portës së mbrojtur nga portieri Onana.

Ky gol i serbit mbeti në fuqi për të gjithë lojën pasi në pjesën e dytë, zikaltërit nuk mundën t’i bënin dëm Juventusit. Pas këtij trepikëshi, ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të shtatë dhe afrohet me zonën europiane pavarësisht penalizimit me 15 pikë. Nga ana tjetër, Inter mbetet në vend të tretë me 50 pikë dhe koleksionon humbjen e dytë radhazi në Serie A pas asaj së javës së kaluar ndaj Spezias.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV