Deputeti demokrat ‘degjeneron’ Alibeajn/ I ka nxjerrë kandidatët nga kafja ‘aman pranoni’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se grupimi i Enkelejd Alibeaj nuk do të mund që të nxjerrë kandidatë në të gjitha bashkitë duke e cilësuar një gjë të tillë si një tallje me demokratët.

Baçi i cilësoi emrat e dalë nga Alibeaj, si ‘kandidatë kafeneje që nuk do anëtarësia’

“I ka gjetur në kafene, aman prano, se më mbrapa do kesh përfitime të mëdha, ne kemi mbështetjen e SHBA, mbështetjen e pushtetit, një pjesë të kandidatëve janë të administratës. Do dalin në gjysmat e bashki, por as listat e këshillave bashkiak nuk po i gjejnë, kanë dalë lokal më lokal”, tha Baçi.

Ai shtoi se këta emra do kenë një rezultat të turpshëm në 14 maj.

“Do kenë rezultat të turpshëm”, tha Baçi.  

Deputeti demokrat ka sqaruar edhe arsyen se përse refuzojnë bashkimin me pjesën tjetër dhe daljen me një kandidat.

“Kandidatët tanë janë zgjedhur nga institucionet  partisë dhe nuk mund të zhbëhen me një marrëveshje e kryetarit. Tumnajë për të humbur gjurmën e djallëzisë së tyre. Ato nuk pranojnë se janë të kapur për veshi nga Rama”, shtoi Boçi.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV