INSTAT: Për herë të parë nuk ka asnjë martesë nën 18 vjeç në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë asnjë vajzë nën 18 vjeç nuk ka lidhur martesë në Shqipëri përgjatë vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit të kaluar  janë regjistruar 18.782 martesa dhe ajo çfarë bie në sy, përveç uljes së numri të përgjithshëm të celebrimeve, është se për herë të parë nuk ka asnjë rast nën moshën 18 vjeç. Martesat e hershme janë një fenomen që po vjen drejt zhdukjes së vendin tonë.

Bazuar në të dhënat e institutit të statistikave, numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç gjatë vitit 2020 ishte 16, ndërkohë që në 2019 ishte 20.

Kodi i familjes sanksionon se martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.

Por për vitin 2022 në asnjë gjykatë nuk ka pasur kërkesa për lidhje martese nën moshën 18 vjeç, shkruan Euronews Albania.

Në shumicën e vendeve, martesa e hershme është e ndaluar nga ligji dhe konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut. Parashikimet globale flasin për 150 milion vajza që do të martohen në moshë të hershme deri në vitin 2030.

Të fundit

Administrata, drejt punës hibride dhe në distancë!

Pas rritjes së pagave në administratë, qeveria parashikon një tjetër ndërhyrje në këtë aspekt. Hapi i radhës është ndryshimi i...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bënë veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Tirana, zemra ime

Nga Edi Rama Përshëndetje dhe në radhë të parë i uroj mirëseardhjen të gjithë miqve që kanë marrë avionët për të ardhur në këtë samit...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më...

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Prefekti i Kukësit, Agron Geca është liruar nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Kukës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave...

Lajme të tjera

Web TV