Si mbahet i izoluar në QSUT i prekuri i parë nga koronavirusi -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të prekurit e parë nga Coronavirusi po mbahen në dhomat e izolimit pranë infektivit në QSUT. Pas më shumë se 12 orë nga momenti që u deklaruan dy rastet e para, babë e bir, nisi të bëhet karantinimi i infektivit. Forca të shumta policie kanë vendosur perimetrin e sigurisë duke larguar median dhe pacientët që prisnin për konsulta.

Në këto moment Top Story përballet me një rast kontakti me personat e dyshuar si të prekur nga Convid-19. Ky djalë rreth 28 vjeç iu drejtua pranë infektivit, pasi kishte qenë në kontakt me shoferin e pacientit zero. Ai kishte vetëm 40 minuta që kishte patur kontakt me shoferin e pacientit zero.

Personat që ndodheshin brenda shiritit të vendosur nga policia e sugjeruan që të telefonojë në numrin 127. Pasi është urgjenca që të orienton se çfarë duhet të bësh.

Në mes të kaosit të krijuar, personi që kishte patur kontakt me shoferin e pacientit zero, i telefonon urgjencës dhe kërkon këshillim. Ata i sugjerojnë të vetizolohet duke qenë se nuk ka shenja të dukshme të virusit.

Ndërkohë vetë shoferi nuk është paraqitur në pavionin e infektivit, për ti bërë analizat e hollësishme për Coronavirusin.

Në një situatë të tillë problematike, Top Story ka monitoruar nga afër zbarkimin e dy anijeve me udhëtarë në portin e Durrësit. Kontrolli që kryen personeli mjekësor është thjeshtë matja e temperaturës. Kontigjeni i udhëtarëve nuk rezultoi me temperaturë por kjo nuk është një shenjë e sigurt se nuk janë mbartës të virusit. /Top Channel

Të fundit

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV