Ironia e Gjekmarkaj: Dy deputetë të PD më ftuan për drekë, por se di përse pagova unë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në një analizë të gjatë ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndaluar edhe tek seanca plenare në Kuvend.

Me nota satirike, Gjekmarkaj shprehet: “Njëzet e dy deputetë të ndarë ndershmërisht, njëmbëdhjetë nga mazhoranca e po kaq nga opozita me dorëzuan një peticion ! Nuk po u besoja syve. Në mënyre solemne ata kërkonin një gjë gati të pabesueshme. As më pak e as më shumë lypnin pa të drejtë negocimi që kronika të shkruhej  të martën a të mërkurën dhe jo më të enjten apo të premten pasi seanca parlamentare të mbyllej”.

E PLOTË:

Kronikë e vendimeve historike !!

Një e befasi e madhe me kishte bërë pusi sot në Kuvend. Njëzet e dy deputetë të ndarë ndershmërisht njëmbëdhjetë nga mazhoranca e po kaq nga opozita me dorëzuan një peticion ! Nuk po u besoja syve. Në mënyre solemne ata kërkonin një gjë gati të pabesueshme. As më pak e as më shumë lypnin pa të drejtë negocimi që kronika të shkruhej  të martën a të mërkurën dhe jo më të enjten apo të premten pasi seanca parlamentare të mbyllej.

Nën peshën e habisë i pyeta po pse ma kërkoni këtë o njerëz të mirë ? Duam thanë njëzëri që ta lexojmë, ta përvetësojmë dhe të ënjten te sillemi siç kronika e përshkruan, kësisoj nuk bëjmë gabime as ne e as ti. Qerratenjtë mejtova më emocionuan me besimin që me dhanë por gjithsesi mu duk nder i pamerituar dhe nuk u premtova.

Ishallah insistimi i tyre nuk do të jetë i pafre dhe qëndresa ime të bjerë si kështjellë rëre. Lindita atyre qe po iknin ju la minuta me bollëk që të merrnin me vete kujtimin e mirë.

Sot ishte dita e Teta Gertës. Ajo dje mbështjell me nurin e fjalës se mbajtur i ka dhënë shumë gëzim Babos me Spitalin e ri të cilit i preu shiritin. Ndërsa sot me atë inerci, me lumturi dishepulli erdhi mes nesh. Sytë e saj llamburisnin sukses.  Ajo u sulmua nga jugu  dhe nga veriu, Bujar Leskaj dhe Zef Hila ngarkuar me mërinë e kohëve rrethuan Tetën por ajo luftoi si Zonja Çurre pa ju dridhur qerpiku . Qëndresa e Tetës u bë në emër të Babos dhe shume xhelozi shkaktoi mes te vetëve. Ehuha ngaqë Teta e ka shpirtin bereqet mendonin se nuk të merr gjak në vetull. Po të mori zët Teta të piu e zeza. Gabuan. Ulsiu kishte rregulluar dhëmbët i uruari dhe ngjante si shahir, përvjeltë buzët që ti dukeshin teksa mërzinë kishte bërë sikter. Niko nikoqiri dhe Tezja ishin pushtuar nga bajtalleku. Ngjanin si dy njerëz të mirë që s’kanë me lek për të ndihmuar të varfrit dhe u thyhej zemra.

Çyrbja kishte zënë krevatin nuk u pa asgjëkund. Pyeta ku është evlati. Mora xhevapin se e kanë zënë ethet meqenëse Babo si ka dhënë leje që ti bëjë copash gjithë armiqtë e tij. Shpirti i tij nuk e mbajti dot këtë. Ju morën këmbët, shikimi ju err, nuk pa më dhe u pland në krevat me 40 temperaturën.

Lexo edhe :  PD organizon protestë edhe në Londër në 23 dhjetor

Edhe Arben Pëllumbi nga frika se mos Kosta i Gramozit dhe Linditës që do të jetë edhe i Babos i bënte gjëmën për cenimin që i shkaktoi heroizmit të tij në Itali nuk u pa askund. U zhgënjeva pak se gjithë ai burrë që nuk i dridhej qerpiku kur Balona tundej të bjerë në panik nga kërcënimet e Kostes?! Mbetet për tu parë.

Bela mbi banak solemne dhe në harmoni ngjyrash mes kafes dhe të zezës por më shumë ra në sy një bisede e ngrohte mes saj dhe Elises e glendisur në ngjyrë lila. Te kënaqej syri tek i shihje në harmoni e gazmend. Na mungonte ajo pamje bukolike. Dukeshin si dy motrani e shoqeni.

Blerina ishte mbuluar me jeshilllek gati dukej si një lulishte në lëvizje. Shalsi u kthye mes nesh pa mendime por me shëndetin mbroth. Dash Sula u pa në kafe çehrerënde, po jo në sallë. Sot ajo nuk e meritonte dhe ai iku me rropame e përbuzje si Ciceroni nga Senati.

Nuk u duk asaj ane as Kryezevendes Lideri dhe as Albana me gjasë revolucioni po prehet për një mësymje të re. Ndjeva mall.

Margeriti nuk kishte si të mungonte me heshtjen e saj mes jeshiles dhe blusë  si shenjë dashurie  për veten dhe kureshti për boten. Etilda  me shikimin përqendruar  mbi majën e këmbës erdhi me përkorje e iku me modesti. Ndenji aq sa për të gëzuar Majkon, Tonin e Taon me bisedat e buta si mendafsh domethenë pak.

Mimi di Puccini flet vetëm me burra si komandante e lindur i rrefente Etjen Xhafajt lavdine e moteve që vanë. Ngasherehej  ai i ngrati. Mjekrra e dendur i qullej. Lotet e burrave Mimine e bëjnë më të fisme dhe të paepur. Jorida në keto kohe të turbullta po i sherben vatanit në Bruksel tek unë mbeta vetem si kuk duke u përleshur me nostalgjinë. Braçe sot nuk zukati. Isuf Çela ngjante sikur i thoshte vetes , “proh hatri i Zotit erdhi kjo ditë”. Tao dukej gjithë ditën si njeriu i mirë Telo.

Ina Zhupa i kërkonte faktorit ndërkombëtar reagim ose për ndryshe do të mbante një tjetër deklaratë kërcënuese.

Salianji me mirësi shenjtori që e karakterizon dhe fantazi shkrimtari na ftoi për dreke me Helidon Bushatin të cilën se di pse e pagova unë. Më pas më kapi një si mërzi. Nejse. Aty u morën vendime të mëdha. Shqipëria do të habitet prej tyre pa kaluar dy javë. Më vonë u ndamë duke u betuar në ruajtjen e sekretit i cili do habisë Foltoren dhe  Vulën me formulën për bashkim.

Të fundit

Zbulohet projekti që do ta sjellë Aurela Gaçen ndryshe nga si e kemi parë deri tani

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, por kësaj radhe projekti i saj i ri nuk ka aspak lidhje me...

U thirr në SPAK/ Këlliçi mohon bashkëjetesën me partneren: Ana jeton me…

Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi mohoi para mediave bashkëjetesën me partneren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin...

5 ndryshime të Vitit të Ri që në fakt do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën tuaj!

Viti i ri, person i ri. Por hulumtimet tregojnë se më shumë se 80 përqind e vendimeve të Vitit të Ri dështojnë deri në...

“PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit”, avokati: Berisha do të arrestohet sërish!

Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e...

VIDEO/ Armando Broja tregon klasin ndaj Cityt, Phil Foden shkakton faull qesharak

Armando Broja dha impaktin e tij sot për Evertonin kundër Manchester Cityt. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 70-të dhe spikati në...

Lajme të tjera

Web TV