Vranë policin malazez, dënohen me 40 vite burg nëna me dy djemtë shqiptarë në Podgoricë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi në vitin 2015.

Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë u dënuan me nga 40 vjet burg në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë të Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se këmbëzën e tërhoqi vetëm 43-vjeçari Luan Hasanaj.

Lekovic u vra më 15 dhjetor 2019, teksa kishte ndaluar për kontroll mjetin me të cilin udhëtonin nëna shqiptare me dy djemtë. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.

Oficeri iu ka kërkuar dokumentet, por ata nuk i kanë pasur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjeçarin Millutin Lekoviç.

Efektivi u dërgua në spitalin e Risanit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori u arratis bashkë me të ëmën dhe të vëllanë. Vetëm disa kilometra larg vendit të krimit, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj u ndaluan nga policia malazeze, me të cilët patën edhe shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë, vetë autori përfundoi i plagosur në dorë.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV