“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”/ Tornadot rrafshojnë qytetin në SHBA, 21 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytezë e vogël është rrafshuar thuajse krejtësisht nga tornado që goditën mbrëmjen e së premtes Misisipin në SHBA.

Të paktën 21 janë viktimat e furisë së motit atje. Erërat e dhunshme shkulën çatitë e shtëpive si “të ishin prej kartoni” rrëfejnë banorët. Lagje të tëra u bënë rrafsh me tokën e mijëra vetë mbetën pa energji elektrike. “Kurrë në jetën time nuk kisha parë diçka të tillë”, than je prej tyre për CNN.

Shërbimi Kombëtar e Meteorologjisë pohoi se tornadoja që goditi qytetet e Silver City si dhe Rolling Fork, ka qene veçanërisht e egër. “Ky ishte një qytet i vogël i mrekullueshëm dhe tani është zhdukur,” tha plot keqardhje një zyrtar vendas. Forca e stuhisë ishte aq e madhe sa i bllokoi njerëzit në shtëpitë e tyre, duke nxitur përpjekje masive të kërkim-shpëtimit nga autoritetet vendase.

Ka pasur të paktën 11 raporte tornadosh në të gjithë Misisipin dhe Alabamën gjatë 24 orëve të fundit, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive. Këto raporte përfshinin stuhitë që prekën Rolling Fork e Silver City. Shërbimi i Meteorologjisë njoftoi se rreziku ende nuk ka kaluar dhe se po e vëzhgojnë me kujdes situatën.

Të fundit

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se shqiptarët e diasporës do të kenë për herë të...

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit...

Lajme të tjera

Web TV