Italia triumfon pastër ndaj Maltës dhe vijon ndjekjen ndaj Anglisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Feston edhe Italia, që triumfoi në sfidën e dytë në grupin C në transfertë përballë Maltës (0-2). Kampionët e Europës hodhën pas krahëve disfatën me Anglinë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Të kaltrit siguruan fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Për të besuarit e trajnerit Roberto Mancini ishte gjithçka e lehtë, teksa fitorja u vendos që në pjesën e parë.

Golin e parë të takimit e shënoi sulmuesi Mateo Retegui. 23-vjecari realizoi me kokë pas një harkimit të Sandro Tonalit. Për të ishte goli i dytë në po kaq takime me Kombëtaren. Italia nuk e uli ritmin dhe gjeti edhe golin e dytë pas 12 minutash, me Matteo Pessinan.

Mesfushori e pati të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë pas një aksioni mjaft të mirë. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-2, ndërsa në fraksionin e dytë Italia menaxhoi rezultatin dhe fitoren. Pas këtij triumfi të kaltrit ngjiten në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Maqedonia e Veriut.

Të fundit

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

Lajme të tjera

Web TV