E PARA FJALË  – BURG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesë nga libri: “E pashë shtetin duke rënë”
Një retrospektivë e viteve të nxehta 1994 – 1997 nëpërmjet syrit të një analisti

Nga Frrok Çupi

Dje, mjetet qeveritare të informimit brohoritën se “në Shqipëri ka demokraci  dhe liberalizëm”, duke paraqitur si argument faktin se anëtarët opozitarë të komisionit të zgjedhjeve nuk do të burgosen nëntë vjet, por vetëm tre  (!). Dy ditë më parë po këta kishin shkruar e thënë se “kemi një qeveri zemërmirë, ndaj i burgos opozitarët vetëm deri nëntë vjet”. Fjalimet e udhëheqësve të shtetit janë të mbushura me pendesën pse në zgjedhjet e kaluara nuk ekzistonte ligji për të burgosur opozitarët bojkotues, etj.

Megjithatë, pa asnjë merak, mbas 26 e 28 Majit, burgjet u mbushen me opozitarë. Në përgjithësi, aksioni politik i shtetit, ështe i dominuar nga hija e burgut.

Çfarë po ndodh kështu!?

Shpjegimi i parë:      

Këta që kanë në dorë qeverinë, kanë në dorë edhe gjykatën, edhe prangat. Shteti për shkak të mosndarjes së pushteteve, nuk mund të ndryshojë nga autarkia dhe diktatura. Cilido qoftë në krye të një shteti të ndërtuar kaq keq, do të ishte një qeverisës i dhunshëm.

Aq më tepër, kur kemi të bëjmë edhe me vetë persona dhe karaktere që vërtisin nëpër dhëmbë vetëm fjalën burg.

Cilët janë këta?

Po t’i hedhësh një sy piramidës së shtetit, do të shikosh se është mbushur me këto dy kategori njerëzorë:

E para janë të burgosurit e periudhës së diktaturës komuniste.

Kategoria e dytë janë komunistët e vijës më të ashpër të komunizmit.

Të dyja kategoritë bashkohen në pikën kulmore: Burg.

Kategoria e parë, që vuajti burgjeve për shumë vite, çuditësisht është aq “e sinqertë” me natyrën e vet, saqë kërkon të punojë në drejtoritë e burgjeve. Drejtorët dhe gardianët e burgjeve të tanishëm, janë ish- të burgosur të diktaturës. (Një përshtatje makabre e dy personaliteteve brenda individit). Kategoria e dytë është kategoria e komunistëve ekstremistë, (ku hyn edhe vetë Berisha aq i ashpër si sekretar partie). Kjo e hap burgun si një metodë qeverisëse.

Lexo edhe :  Faktori kryesor që bashkon Shqipërinë, Kosovën dhe Shkupin

Shpjegimi i dyte: Harbutëria dhe inferioriteti rrinë bashkë.

Në  konstitucionin moral të kombit ka hyrë apostulati se “frikacaku të sulet”. Kundër opozitës po përdoret mjeti më i fortë. Mjeti më i fortë ka brenda psikologjinë e të dobëtit, kompleksin e inferioritetit. Shteti po ndien inferioritet.

Qeveria, e pa votuar nga shumica; (tri herë gjate 4 vjetëve ka humbur votëbesimin e të qeverisurve); e ndodhur nën presionin e aktit të vet të terrorizimit të votës; e ndodhur nën presionin e korrupsionit  dhe të goditjes së individualizmit  të individit; tani ndiehet në inferioritet. Pret të humbasë edhe privilegjet e fituara.  Prandaj ndodhet në kushtet e të burgosurit që pret të thotë fjalën “Liri”.  Shikon vetëm fjalën e vet “burg”

 

Shtator, 1996

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV