Sulmi me armë tek TCH/ Ish-dhëndrri i rojes së vrarë mohon të kenë lidhje me ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roberto Papçi, ish-dhëndrri i Pal Kolës, rojës së sigurisë që mbeti i vrarë në sulmin që iu bë Top Channel bashkë me të ndaluarin tjetër, Agustin Tonaj, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se dyshja janë marrë në pyetje për orë me radhë pas ndalimit të tyre në Vlorë.

Dyshja, me origjinë nga Shkodra, u ndaluan një ditë më parë në Vlorë.

Ata ishin pikasur nga kamerat e sigurisë teksa hidhnin diçka në hyrje të Vlorës dhe policia, me dyshimet se bëhej fjalë për armë zjarri, i ka shoqëruar në komisariat për t’i marrë në pyetje.

Pikërisht gjatë procesit, blutë e Vlorës kanë kuptuar se njëri prej të ndaluarve ishte ish-dhëndrri i Kolës.

Por, sërish nuk janë tërhequr pasi janë vënë në dijeni të problemeve mes dy familjeve.

Roberto Papçi, dy vite më parë është divorcuar nga vajza e Kolës dhe çifti kanë pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Papçit dhe Tonajt u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre.

Po ashtu u janë marrë edhe shenjat e gishtave, ndaj priten përgjigje më konkrete lidhur me rolin e tyre në këtë ngjarje, pas përfundimit të analizave.

Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë.

Të fundit

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Lajme të tjera

Web TV