E trishtë/ Ndërron jetë prezantuesi dhe komediani i njohur televiziv (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantuesi dhe komediani britanik Paul O’Grady ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i tij, Andre Portasio në një deklaratë.

“Me pikëllim të madh ju informoj se Paul ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, por paqësisht mbrëmjen e djeshme.

Ai do t’i mungojë shumë të dashurve, miqve, familjes, kafshëve dhe të gjithë ata që e shijuan humorin, zgjuarsinë dhe dhembshurinë e tij. Unë e di se ai do të donte që unë t’ju falënderoja për gjithë dashurinë që i keni treguar gjatë viteve”, tha 37-vjeçari Portasio.

Komediani O’Grady u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij në Lily Savage duke vazhduar më pas të prezantojë shfaqje si Blankety Blank dhe programe të tjera argëtuese. Më vonë gjatë karrierës së tij, ai vazhdoi të drejtonte një sërë shfaqjesh. Kohët e fundit, O’Grady ka qenë në turne duke luajtur Miss Hannigan në muzikalin Annie.

E trishtë/ Vdes parakohe prezantuesi dhe komediani shumë i njohur

Në një postim në Instagram disa javë më parë, pasi u kthye nga performanca në Newcastle, O’Grady tha se po po kënaqej shumë duke luajtur sërish rolin pas kaq shumë kohësh, veçanërisht me një kast bashkëpunues.

E trishtë/ Vdes parakohe prezantuesi dhe komediani shumë i njohur

Të fundit

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej...

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të. Ndërkohë që Kosova nga...

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të...

Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë për një takim me Ramën. Në këtë takim do të firmosen...

Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dërguar një mesazh për Papa Françeskun, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Spiropali shprehu shpresën...

Lajme të tjera

Web TV