Pse ndodhi radikalizmi në Shqipëri/ Eksperti Shtuni shpjegon arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti ndërkombëtar për terrorizmin Adrian Shtuni thekson se problemi i radikalizmit në Shqipëri në shekullin e XXI duhet parë me themel.

Sipas tij, duhen bërë përpjekje për të zbuluar rrënjët e kësaj çështjeje.

Shtuni shpjegoi se problemi po intensifikohet akoma më shumë, pasi tani shqiptarët e radikalizuar po tërhiqen drejt Shqipërisë.

Ai shtoi se duhet një plan afatgjatë për të menaxhuar situatën.

Ka një mentalitet se duhet ta bëjmë makinën e zjarrfikëses përpara se të bjerë zjarri. Duhet menduar në mënyrë strategjike për këtë problem. Fondi është i pari, sepse pa pasur fondin e dedikuar, ti nuk bën dot planin. Ky problem nuk ka ikur. Ky problem është ende problem, madje më problem është tani sesa kur u shpall Kalifati. Kjo sepse tani këta njerëz janë në kthim. Kemi një shpërndarje, më shumë në Shqipërinë e mesme.

Ka ndodhur më shumë në Shqipërinë e Mesme e kjo dëfton se kjo nu është gjë e rastësishme. Pra, ka qenë punë sistematike e grupeve të organizuara mjaft mirë. Nuk ka qenë zhvillim social brenda komuniteteve shqiptare, por ka grupe të caktuara radikale.

Nuk besoj se është ekonomia ose fakti që nuk janë të arsimuar. Për shembull, komuniteti rom që në tërësi është më keq ta themi ekonomikisht, nuk ka ikur. Problemi po intensifikohet. Ne duhet të bëjmë pyetjen se pse po i ndodh Shqipërisë kësaj në shekullin XXI. Duhet të dimë kush e financon dhe pse, e kush është qëllimi strategjik”, tha Shtuni.

Të fundit

Kapriçot e motit/ Si pritet të jetë fundi i shkurtit dhe java e ardhshme

Meteorologia Lajda Porja ishte këtë të martë në një lidhje direkte ku bëri parashikimin e motit për fundin e...

Rama ironizon sërish Berishën: SPAK në koshin e plehrave?! Kuak-kuak-kuak

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Berishën, duke e krahasuar me bufin, pasi kreu demokrat u qëndron deklaratave të tij për shkrirjen e Strukturës...

Përse fjalimi i Kamala Harris u përqesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale?

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris ka tërhequr vëmendjen pas një fjalimi që mbajti në shfaqjen e Broadway-it “A Wonderful World: The Louis Armstrong Musical.” Ajo dhe bashkëshorti...

Grabitet vila e biznesmenit të njohur, i marrin 50 mijë euro cash dhe dy orë ari ‘Rolex’

Është grabitur vila e një biznesmenëve të njohur italian. Sipas shtypit vendas, hajdutët janë futur në vilën e Giovan Battista Carosi , pronar i...

Shpallen vakancat për Këshillin e ri Drejtues të RTSH-së, kuvendi shkarkoi dje anëtarët

Një ditë pasi parlamenti shkarkoi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit, Komisioni i Edukimit ka shpallur vakancën për zëvendësimin e 11...

Lajme të tjera

Web TV