Rama takim me punonjësit e Kryeministrisë/ U tregon sa do t’u rritet rroga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim me punonjësit e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama u ka shpjeguar atyre se sa do t’u shkojë paga pas hyrjes në fuqi të rritjes së rrogave minimale dhe asaj mesatare.

Rritja e pagës mesatare do të bëhet në dy etapa gjatë dy viteve të ardhshme, dhe sipas Kryeministrit, synimi është që të shkojë në vlerën e 900 Eurove.

“Rritja e pagave do të bëhet një rritje me dy hapa në harkun e një viti. Pra do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojmë”.

Për ta ilustruar këtë, kreu i qeverisë Edi Rama zbuloi sa do të shkojnë pagat e disa prej punonjësve të Kryeministrisë pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet në sektorin e pagave.

Ndërkohë që për shkak të pagës minimale që e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë lart për të thënë që si do shkojë paga, sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund.

Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë Lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë Lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë Lekë, pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë Lekë. Pastaj Rezari 218 mijë Lekë dhe pastaj Monika 249 mijë Lekë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se duke filluar nga muaji Prill, rroga minimale do të rritet në 40 mijë Lekë të reja.

Të fundit

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

Prof. Dr. Fran Gjoka “Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

Lajme të tjera

Web TV