“A je e paaftë apo arrogante?”/ Sherr mes deputeteve në Kuvend: I bën punët nga kafja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ashpër ka qenë me replikën deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila po zhvillon një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimajn. Tabaku thotë se pavarësisht se kërkoi të flitej për fondet e Rindërtimit, ka mbetur e shastisur nga përgjigja e ministres pasi flet me foto dhe jo me shifra. Tabaku madje e cilësoi ministren arrogante dhe të paaftë.

“Shpresoj të ketë qenë lapsus, po ministrja është kaq largpamëse sa parashikon shumë fatkeqësi. Ministrat janë të pazgjedhur dhe flasin me arrogancë, të gjithë copy paste me kryeministrin. Kur pret të të flasë me shifra, Ministrja flet me fotografi. Si mundet dikush që mban përgjegjësinë për buxhetin e shtetit tregon fotografi, tregon piktura. Arroganca është fatkeqësi. Dhe kjo ka ndodhur procesi i rindërtimit. Teksa fliste, mua më vinin mesazhe nga qytetarë që thonë se s’kanë marrë asgjë nga fondi i rindërtimit se nuk kanë qenë me PS. Unë e pyes sa ka kushtuar ajo më thotë i kemi çuar në hotele? Po kë të pyes unë? Kush mban përgjegjësi?

A ke ndonjë lidhje ti me ato kompani apo ish zv kryeministri, keni përdorur fatkeqësinë me biznes. A je e paaftë apo arrogantë, nuk e di? Ministrja i bën punët e veta nga kafja po grupi parlamentar ka llogaritur dhe ka analizuar çdo gjë mbi buxhetin faktik. Duhet të kishim përgjegjës para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe u mbyllën sytë. Emergjenca sot po përdorët si justifikim për biznesin dhe krizën. Këta zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjësi.”- tha Tabaku.

 

Të fundit

Rrëzimi i avionit në Indi/ Kapiteni përgjegjës për tragjedinë, fiku motorët pas ngritjes

Tre sekonda pas ngritjes së fluturimit Air India 171, kapiteni Sumeet Sabharwal ngriti dorën e djathtë, e afroi drejt...

Tërmeti i fuqishëm godet vendin, lëshohet paralajmërim për cunami

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 Rihter ka goditur Alaskën mëngjesin e sotëm. Tërmeti kishte një thellësi prej 19 miljesh (30.5 km). Pas...

Shehaj: Rama ka gjithmonë një plan! Ja pse e nisi aksionin nga Vlora dhe jo në Theth!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin "Log" se debati politik në vend është i orkestruar nga Edi Rama. Sipas Shehajt,...

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty në makinë, por…

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u...

Moti sot: Priten reshje shiu në disa zona, temperaturat deri në 36°C

Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës dhe deri...

Lajme të tjera

Web TV