Djali dëgjoi britmat e nënës në telefon, detaje nga krimi në familjen shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të rëndë tronditëse dalin në dritë nga krimi në familjen shqiptare në Itali pasditen e së enjtes (30 mars).

Viktima Zenepe Uruçi, i ka kërkuar ndihmë djalit të saj përpara se bashkëshorti, Xhafer Uruçi ta godiste për vdekje me thikë.

Krimi rëndë ndodhi në shtëpinë e çiftit në Borgo Rivo, në provincën e Ternit dhe dëshmitar indirekt i masakrës ishte i biri i tyre, i cili dëgjoi në telefon britmat e dëshpëruara të nënës së tij.

56-vjeçarja mësohet se i dërgoi një mesazh zanor djalit në Whatsapp ku i thoshte: “Babai yt po më vret!”.

I alarmuar djali ka telefonuar të atin dhe ka marrë vetëm një përgjigje, ulërimat e nënës së tij.

Pasi u bë dëshmitar i krimit, djali i çiftit ka telefonuar të motrën dhe më pas karabinierët, të cilët kur kanë shkuar në vendngjarje e kanë 56-vjeçaren të vdekur, ndërsa i shoqi ishte në shtëpi.

62-vjeçari u vendos në prangat e policisë.

Sipas mediave italiane, britmat e gruas janë dëgjuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë menduar se ishte një sherr i radhës i çiftit.

Xhafer Uruçi raportohet se ishte shumë i dhunshëm dhe e kishte rrahur disa herë në të kaluarën bashkëshorten e tij, e cila kishte përfunduar në spital.

Sipas fqinjëve dhe miqve të tyre, kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Frikën që Zenepe kishte ndaj të shoqit, ia kishte shprehur jo vetëm djalit por edhe miqve. 52-vjeçarja punonte në një dyqan të njohur peshku në qytet.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV