Mbi 22 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare për SHBA/ Mesazhi i Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bëhet 1 vit nga lëshimi i vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë.

Sipas njoftimit nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, më shumë se 22 mijë shqiptarë kanë marrë viza.

Kim bëri me dije se nëse respektohen rregullat e vizave më shumë qytetarë do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt SHBA-së.

“Sot bëhet një vit që kur ambasada e SHBA-së nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë.

Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve.

Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thotë Yuri Kim.

Të fundit

Krimet zgjedhore, Dumani: Për 43 kallëzime kanë nisur hetimet!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë...

Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

Nga Frrok  Çupi Druaj se këto ditë ka raste kur janë harruar ca ftesa për ditëlindje, ose nuk janë vënë re lajmërim- vdekje. Në periudhën e...

Itali, vritet nga pronari i banesës 25-vjeçari shqiptar gjatë një tentative grabitjeje

Një ngjarje tragjike është regjistruar në provincën e Salernos, Itali, ku një i ri shqiptar, 25 vjeç, ka humbur jetën pasi u qëllua me armë...

SPAK dorëzon pretencën për “Metamorfozën”, ja dënimi që kërkohet për të pandehurit

SPAK ka lexuar ditën e sotme pretencën ndaj të akuzuarve të dosjes "Metamorfoza", në gjykimin me kohë të shkurtuar. Pëllumb Gjoka 14 vjet burg Edmond Preka...

“Duhet ta hedhin jashtë si qen”/ Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN

Presidenti i SHBA-së e quan ‘lajm të rremë’ raportin e kanalit CNN mbi ndikimin e kufizuar të sulmit të SHBA-së në objektet bërthamore të...

Lajme të tjera

Web TV