Tashmë Finlanda do të bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s brenda disa ditësh, pasi Turqia miratoi më në fund kërkesën.
Pas shumë muajsh vonesë dhe zvarritje parlamenti I Turqisë miratoi aplikimin e Helsinkit, duke u bërë anëtari i fundit i aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA që e bën këtë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Finlanda do të bëhet zyrtarisht një anëtare brenda disa ditësh, njëkohësisht përgëzoi presidentin e saj për largimin e pengesës përfundimtare për anëtarësim.
“Që atëherë, ne kemi parë procesin më të shpejtë të ratifikimit në historinë moderne të NATO-s. Të gjithë aleatët pajtohen se përfundimi i shpejtë i procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interesin e të gjithëve. Mezi pres të mirëpres edhe Suedinë si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur”, tha shefi i NATO-s – Jens Stoltenberg.
Por Suedia ende nuk e ka marrë dritën jeshile për tu anëtarësuar në NATO, edhe pse aplikimi u bë në të njëjtën kohë me Finlandën.
Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës, megjithëse Hungaria e bëri këtë në fillim të javës.
Në një deklaratë pas votimit, presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se vendi i tij është tani gati për t’u bashkuar me NATO-n.
“Ne mezi presim të mirëpresim Suedinë për t’u bashkuar me ne sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh presidenti finlandez.