“Është oksigjeni i Atalantës”, mediat italiane ngrenë në qiell Berat Gjimshitin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Berat Gjimshiti është duke kaluar një sezon shumë të mirë me skuadrën e Atalantës, e cila po ashtu ka marrë rezultate shumë të kënaqshme nga kompeticionet ka garuar.

Faza e 1/8-ave e Champions League ka parë një Atalantë të frikshme, e cila ka shënuar 8 gola ndaj Valencias në dy ndeshje dhe ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale. Prezenca e mbrojtësit shqiptar të Atalanta i ka dhënë këtyre të fundit një krah shumë të fuqishëm dhe do kishte bërë gabimin më të madh të saj nëse do e kishte shitur atë.

27-vjeçari është një lider absolut te Atalanta dhe performanca që bëri në ndeshjen e Championsit kundër ekipit spanjoll të Valencias e ka çuar në nivelet më të larta qendërmbrojtësin që mbrëmjen e së martës u mbulua nga elozhet e medieve italiane. Shtatlarti i Kombëtares është pjesë e Atalantës që prej dhjetorit të 2018-ës, mirëpo ky sezon mund të cilësohet si më i miri deri më tani në karrierën e tij futbollistike.

Gjimshiti ka luajtur në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku garon ekipi i tij përfshirë këtu edhe Serinë A dhe ka ditur ta bëjë mirë pjesën e tij të punës në ekip. Kjo gjë është komentuar dhe nga mediat italiane si “TUTTOMERCATOËEB”, dhe “SPORTMEDIASET”.

E i ka dhënë shqiptarit notën 7 në takimin e Champions League dhe ka thënë se qendërmbrojtësi mban një ritëm shumë të lartë dhe se është i pagabueshëm pothuajse në asnjë moment.

“Mban shumë lart ritmin dhe kërkon të avancojë sa më shumë dhe sa më shpesh drejt zonës rivale, duke bërë presing deri te qendërmbrojtësit e Valencias. Nuk gabon praktikisht asgjë, përveç faktit kur mban në pozicion të rregullt Gameiron, në rastin e golit të barazimit momental 1-1. Pas kësaj amnezie do kishte merituar edhe notën 7”-raportohet te “TUTTOMERCATOËEB”.

Lexo edhe :  Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe as shtetit

Ndërsa “SPORTMEDIASET” ka thënë se ndonëse është pak i reklamuar, Gjimshiti është nga ata lojtarë mungesa e të cilit ndihet shumë në fushë duke e konsideruar si oksigjenin e skuadrës italiane.

“Një mbrojtës pak i reklamuar, por efikas dhe fantastik. Ndoshta ai nuk dallohet kur është në fushë, por sigurisht që kur nuk është, pesha e mungesës së tij ndihet si oksigjeni për Atalantën. I vëmendshëm gjithmonë dhe kudo. Gati për të mbyllur me saktësi çdo rrezik të bergamaskëve”.-shkruan kjo media.

Performanca e lartë e tij ka bërë që vlera e kartonit të Beratit të rritet me një shpejtësi shumë të madhe në këto tre muajt e fundit, në dhjetor nëse një skuadër që do të dëshironte të blinte shërbimet e shqiptarit do i duhej të paguante një shifër prej 10 milionë eurosh, ndërsa tashmë ai vlen 5 milionë euro më shumë, pra 15 milionë.

Kontrata e yllit kuqezi me Atalantën zgjat deri në fund të qershorit të vitit 2022 dhe do ishte një gabim fatal për klubin italian nëse do të humbiste një mbrojtës që shumë pak mund të gabojë dhe që me shtatlartësinë e kujdesin e tij është si një mur i vërtetë përpara portës së këtij ekipi.

Ndërsa duhet theksuar se pas mbarimit të ndeshjes së Championsit të gjithë lojtarët e Atalantës, përfshirë këtu patjetër edhe Gjimshitin, me në krye Ilicic kanë bërë një dedikim për të tifozët e tyre dhe popullin bergamask me anë të një fanelle të bardhë ku shkruhej: “Bergamo, kjo ishte për ty. Mos u dorëzo”. Ky veprim ka ardhur për faktin se Bergamo ashtu si i gjithë veriu i Italisë është një nga vendet më të prekur dhe me numër më të lartë viktimash nga korornavirusi./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Dy makina përplasin tufën me bagëti të imta në Elbasan-Tiranë, ngordhin 24 krerë dhi

Dy automjete raportohet se kanë përplasur një tufë me bagëti të imta në segmentin e rrugës Elbasan-Tiranë. Ngjarj ka ndodhur...

Gjendja shëndetësore e Janullatos, stabël! Mjekët në Greqi po e mbajnë nën monitorim

Gjendja shëndetësore e kreut të kishës Ortodokse te Shqipërisë, Anastas Janullatos sipas mediave greke është stabël. Pavarësisht situatës së rënduar mjekësore, ajo konsiderohet e qëndrueshme...

I vodhi me dhunë 400 Euro punonjësit të lavazhit, arrestohet 19-vjeçari

Policia njofton se 19-vjeçari me iniciale I.A., banues në Sarandë është ndaluar. Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu më datë 31 Dhjetor 2024, në...

Dëbora krijon probleme në Shkodër, hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Bogë-Theth

Zonat malore të qarkut Shkodër janë nën ndikimin e dëborës, që ka shkaktuar probleme në qarkullim gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, mëngjesin e kësaj...

“U dogj” herën e parë, Berisha vë mend: Do ta zbatoj masën “detyrim paraqitje”!

Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke zbatuar kështu masën ndaj tij...

Lajme të tjera

Web TV