“Dikur u cilësua ‘George Washington’ i Kosovës”/ Rama akuza Hagës për gjyqin ndaj Thaçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili del të hënën në gjyq për akuzat e krimeve të luftës. Rama kujton se vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e cilësoi Thacin si ‘George Washington’ i Kosovës dhe ngre pikëpyetjen nëse konsiderohen kriminelë ata që e cojnë popullin drejt lirisë.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!” – shrkoi Rama në Twitter.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Një gjykatë speciale e Kosovës e ngritur në Hagë e paditi Thaçin në nëntor 2020 për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë persekutimin, vrasjen, torturën dhe zhdukjen me forcë të njerëzve ndër të tjera gjatë kryengritjes.

Thaçi, 54 vjeç, dha dorëheqjen si president menjëherë pas kësaj dhe u transferua në paraburgim në Hagë. Tre nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke përfshirë dy ish-kryetarë të parlamentit, përballen me të njëjtat akuza si ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza. Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, mbi bazat se ky proces është i njëanshëm, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës.

 

Të fundit

Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7% më 2024, por nuk u reflektuan! Ja faktorët

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të...

Shqipëria, destinacioni i ngjashëm me Maldivet me ujërat më të pastra në Evropë

Është e vështirë të mos pëlqesh të udhëtosh për pushime, por, sipas blogerëve të udhëtimeve, ekziston një vend që mund të dëshironi ta vizitoni...

Gjunjëzimi i PD para ‘Kandidatit për Kryeministër’

Mero Baze Në fillim, kur kriza shpërtheu dhe PD u nda mes Berishës dhe Bashës, Berisha i lejoi të vetët më të moderuar, të thoshin se të...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 19 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë...

Lajme të tjera

Web TV