Spahia: 32 vite më parë plumbat lanë Shkodrën me gjak, duke i vrarë 4 bij të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për Martirët e 2 Prillit.

Spahia është shprehur se ashtu si çdo vit, jemi sërish bashkë në këtë 32 vjetor të përkujtimit të masakrës së 2 Prillit 1991, që lau më gjak Shkodrën nga plumbat e regjimit, duke i vrarë 4 bij të saj, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

“Të nderuar familjarë të dëshmorëve të demokracisë

I nderuar prof.dok Sali Berisha
Deputet të Kuvendit të Shqipërisë, Drejtues dhe anëtar të shoqates 2 Prilli, e të përndjekur politik
Të dashur bashkëqytetarë që jeni sot të pranishëm në këtë shesh

Ashtu si çdo vit, jemi sërish bashkë në këtë 32 vjetor të përkujtimit të masakrës së 2 Prillit 1991, që lau më gjak Shkodrën, duke i vrarë 4 bij të saj, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën.

Një endërr e prerë në mes nga plumbat e pabesë të veglave të regjimit, që nuk u kursyen të godisnin endrrat për liri dhe demokraci që dilnin nga shpirti i lirë i popullit të Shkodrës.

Kjo datë ka mbetur në historinë e Shqipërisë post komuniste, si një plagë që na shërben sot jo vetëm për të nderuar 4 jetët e prera në mes, por edhe për të kujtuar e reflektuar që të mos e harrojmë të shkuarën.

Le t’ja mësojmë brezit të ri kalvarin që përjetuan prindërit e bashkëmoshatarët tanë, vuajtjet e sakrificat deri në dhënien e jetës për të rrëzuar diktaturën më të egër në Europë.

Atë që për 45 vite bëri regjimi komunist në Shqipëri, e që populli i Shkodrës e përjetoi në kurriz më dhunshëm se kushdo tjetër, u pa të përsëritej edhe në 2 prillin e 1991, kur urdhëruesit e vrasjes së 4 djemve të këtij qyteti, e dhunës ndaj qindra të tjerëve, vepruan pabesisht por me një plan të mirëmenduar.

4 viktima dhe rreth 100 qytetarë të plagosur, ishin vepër e një masakre terroriste që regjimi po i bënte qytetit simbol të lirisë, rezistencës dhe kurajos. Shkodra nuk mund të pajtohej me grabitjen e votës dhe prandaj të gjithë mbushën sheshin, të rinj e të reja, qytetarë të të gjitha moshave u përballën me armët e regjimit më të egër diktatorial.

Sakrifica sublime e tyre jehoi fort dhe ishte dëshmi përpara syve të cdo shqiptari dhe botës mbarë, se cfarë ishte në gjendje të bente ai regjim edhe në grahmat e fundit.

Sot të gjithë së bashku në këtë shesh, nderojmë veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë dhe i japim jehonë kësaj ngjarje, që kurrë nuk duhet harruar. Sot gjendemi përballë një tjetër regjimi, nga bijtë e bllokut që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, të cilët po punojnë me cdo mjet për të minosur demokracinë. Tentativa e tyre për të shuar opozitën dhe aplikimi i skemave për ta nxjerrë jashtë sistemit zgjedhor janë dëshmi e pastër e asaj që përfaqësojnë, urrejtjes patologjike që kanë për votën e lirë.

Edi Rama dhe pushteti i errët i krimit që ka instaluar në Shqipëri, e dijnë fare mirë se populli opozitar nuk i trembet përballjes për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat që ajo përfaqëson. E ka bërë gjatë viteve të regjimit, e ka bërë gjatë viteve 90 dhe është i gatshëm ta mbrojë edhe sot më shumë se kurrë. 14 Maji do të jetë një prej atyre momenteve që do ta dëshmojë më së miri këtë gjë, pasi qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë nuk do të lejojnë që institucionet e tyre të përfundojnë në duart e krimit dhe babëzisë së errët të pushtetit të rilindjes.

Shpirti i lirë dhe vizioni pro perendimor i bashkëqytetarëve të Shkodrës dhe mbarë popullit shqiptar, ka për të vendosur përmes votës së lirë, që pushteti nga një grusht oligarkësh të kthehet tek qytetari, ai që sot po e vuan më shumë se askush arrogancën e pushtetit. Le të na shërbejë 2 prilli, si një mesazh i fortë bashkimi e vendosmerie për të çuar në vend amanetin që na lanë përmes aktit të tyre sublim, martirët e demokracisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!”

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV