Formula 1/ Max Verstappen triumfon në garën e Australisë, Hamilton dhe Alonso në posium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes ndërprerjesh të shumta, makinës së sigurisë që u fut disa herë në pistë dhe flamujve të kuq, Max Verstappen ia doli të siguronte fitoren e dytë sezonale në Çmimin e Madh të Australisë. Kaosi mbizotëroi në Melbourne teksa sfida nisi me një ritëm të çmendur. Ishte George Russell që parakaloi në start Max Verstappen ndërsa në xhiron e dytë, Charles Leclerc mbyll garën pas një kontakti me Stroll. Në vijim ishte dyshja e Mercedes që kryesoi garën teksa në xhiron e shtatë u desh ndërhyrja e makinës së sigurisë pas një aksidenti të Albon.

Por, me kalimin e xhirove hyri në fuqi flamuri i kuq për të pastruar pistën. Në këtë pikë, ishte Russell që u penalizua pasi ishte futur më parë në bokse dhe më pas kur të gjitha makinat u rikthyen në bokse humbi pozicione. Pas rifillimit të garës, Hamilton mori kryesimin i ndjekur nga Verstappen. Gjithsesi, fati nuk ishte në anën e Russell pasi motori e la në baltë me britanikun që u detyrua të tërhiqej para kohe.

Lexo edhe:

Me vazhdimin e garës, Verstappen parakaloi Hamilton me britanikun që nuk mund të ruante ritmin e Red Bull. Ndërkohë, kur kishin mbetur vetëm katër xhiro nga fundi i garës, Kevin Magnussen “parkoi” njëvendëshen e tij Haas në pistë duke detyruar makinën e sigurisë të ndërhynte teksa më pas në fuqi hyri sërish flamuri i kuq. Pas disa minutash ndërprerje, makinat u rikthyen në pistë për një tjetër start.

Lexo edhe :  PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

Verstappen ruajti pozicionin ndaj Hamilton ndërsa Alonso u përplas nga Sainz, ndërkohë në prapavijë Ocon dhe Gasly, dy shokë skuadre te Alpin u përplasën duke sjellë sërish ndërprerjen e garës. Makinat iu drejtuan sërish bokseve ndërsa gara u mbyll me një xhiro të fundit nën regjimin e makinës së sigurisë ndërsa pavarësisht se doli jashtë piste, komisarët e garës vendosën që Alonso të mos e humbiste vendin e tretë për shkak se në momentin që ndodhi aksidenti nuk ishte kryer një xhiro e plotë dhe kështu u lanë në fuqi pozicionet e mëparshme.

Pas kësaj gare, Verstappen koleksionoi fitoren e dytë radhazi në këtë sezon ndërsa për holandezin ishte triumfi i parë në tokën kanadeze teksa Mercedes tregoi përmirësime me Hamilton që u ngjit në podium ndërsa Alonso konfirmon formën e mirë të Aston Martin. Nga ana tjetër, Ferrari mbetet një zhgënjim në këto gara të para me Sainz që e mbylli në vend të 12-të. Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Stroll, Norris, Hulkenberg, Piastri, Zhou dhe Tsunoda.

Të fundit

6 fakte të çuditshme që tregojnë pse dhe si tërhiqemi nga njerëz të caktuar

Dashuria dhe tërheqja janë një labirint më vete - edhe shkenca po përpiqet ende të gjejë daljen. Por ajo...

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale foto nga...

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Ndoka...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

Lajme të tjera

Web TV