“Dolëm me disa ide”/ Rama dhe Vuçiç takohen me Melonin në Itali, çfarë biseduan 3 liderët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologen e tij, Georgia Melonin.

I pranishëm ka qënë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka ndarë pamjet në rrjetin social ‘Instagram’.

Tre liderët biseduan së bashku për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe për çfarë mbështetje shpresojnë Beogradi dhe Tirana të marrin, raportojnë mediat e huaja.

“Ne dolëm me disa ide për BE-në, treguam se sa mbështetje morën vendet anëtare të Unionit në kohë krize dhe sa shumë ne.

Ne i kërkuam Melonit që të na ndihmojë në Bruksel dhe në mënyrë bilaterale me angazhimin e tij për çështje të ndryshme”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ai dhe Rama biseduan edhe me Melonin për bujqësinë, Ukrainën dhe të gjitha temat aktuale botërore.

Një ditë më parë, Vuçiç u takua me Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski në Verona, në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur./Dosja.al

Të fundit

Ish-Presidenti u la pas hekurave/ Avokati: Ilir Meta nuk mposhtet kollaj

Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest...

Izraeli bombardoi Damaskun/ Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta!

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzë dhe të drejtave të tyre është "prioriteti ynë",...

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i...

Gruaja greke organizoi me të dashurin vrasjen e ish-burrit! Roli i dy shqiptarëve në krim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ku një grua, dyshohet se së bashku me të dashurin e saj, ka organizuar vrasjen e ish-bashkëshortit...

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që planifikohen për t'u shpenzuar në...

Lajme të tjera

Web TV