Dimër në pranverë/ Temperaturat zbresin në -2 gradë celsius

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se jemi në pranverë po përjetojmë ditë dimri.

Në Peshkopi janë kthyer flokët e borës ndërsa termometri mëngjesin e të mërkurës zbriti deri  –2 gradë celcius.

Vlera këto që sipas meteorologëve janë rreth 7 gradë më të ulëta se normalja e stinës.

Ka pasur reshje bore deri në 700 m mbi nivelin e detit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave të ajrit dhe kjo vjen si pasojë e një mase të ftohtë që ka zbritur nga veriu i kontinentit Evropian dhe ka përfshirë rajonin e Ballkanit duke prekur rajonin shqiptar dhe jo vetëm dhe në Kosovë dhe në Maqedoni kemi përjetimin e temperaturave të dimrit”, ka thënë  meteorologu Hakil Osmani.

Të enjten parashikohet një rritje e lehtë e temperaturave, por sërish nuk priten ditë pranvere.

Mëngjeset e gjysmës së parë të prillit sipas meteorologëve herë pas here do ti ngjasojnë  atyre të dimrit.

Ndërsa vranësirat dhe moti i paqendrueshëm parashikohet të na shoqëroje deri në në mesin e muajit.

Duke nisur nga e diela reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit të vendit.

Dita e enjte sjell një rritje të lehtë të temperaturave në mëngjes nga 0 deri në -1 gradë në zonat malore por temperaturat e mesditës do të mbeten 13 gradë në Ultësirën Perëndimore. Duke filluar ditën e premte dhe në fundjavë do të kemi një rritje të temperaturave  deri në 16 gradë dhe 17 gradë, dhe pse në ritje mbeten poshtë vlerave normale të stinës së pranverës”, është shprehur ndër të tjera meterologu.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV