Yuri Kim vizitë në 7 bashkitë veriore, takim me qytetarët dhe drejtues të komunitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar shtatë bashki veriore: Klos, Mat, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz.

Bëhet me dije se gjatë këtij turi, ambasadorja është takuar me qytetarë ku kanë folur për shqetësimet e tyre si dhe me drejtues të komunitetit.

Kim është takuar gjithahstu dhe me peshkopin Gjerghj Meta, si dhe me ka nderuar Musine Kokalarin dhe Marie Tucin, dhe të tjerëve që i rezistuan komunizmit në emër të lirisë dhe dinjitetit.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim vizitoi këtë javë shtatë bashki veriore – Klos, Mat, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz – si pjesë e udhëtimeve të saj për t’u takuar me shqiptarë nga çdo cep i vendit.

Ambasadorja pati mundësinë të taohej me njerëz nga shumë sfera të jetës, nga drejtues të komunitetit si peshkopi Gjergj Meta te mësues, studentë dhe të rinj që po mësojnë anglisht përmes iniciativave të mbështetura nga Ambasada dhe duke punuar për të përmirësuar komunitetet e tyre.

Të rinjtë dhe pronarët e bizneseve ndanë traditat e pasura kulturore të rajonit. Ata diskutuan gjithashtu shqetësimet e tyre si dhe shpresat për të ardhmen.

Ambasadorja Kim i bëri një nderim të veçantë Musine Kokalarit dhe Marie Tucit, dhe të tjerëve që i rezistuan komunizmit në emër të lirisë dhe dinjitetit. Ajo vizitoi edhe kishën e Shën Mërisë, ku kujdestari Pashuk Deja i tregoi për të kaluarën e saj të rrëfyer.

Në Fushë Arrëz, Ambasadorja u takua me një vullnetar të Korpusit të Paqes që jeton atje për të dëgjuar për punën që po bën me komunitetin vendas.

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV