Bulmeti më i shtrenjtë se vjet/ INSTAT: Rritjen më të madhe e pësuan qumështi dhe djathi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qumështi, djathi dhe veza janë grupi i produkteve të shportës së konsumit që ka pësuar rritjen më të madhe të çmimit gjatë muajit mars.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave çmimet e bulmetit kanë pësuar një rritje me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu nënproduktet e peshkut janë rritur me 15.9%, teksa zarzavatet përfshirë patatet janë rritur me 13,6 %.

Mishi dhe nënproduktet e tij janë shtrenjtuar thuajse në të njëjtën masë e më tej renditen sheqeri, mjalti dhe ëmbëlsirat.

INSTAT vlerëson se indeksi i vjetori i çmimeve të konsumit është 5.3% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje çmimi kanë pasur edhe grupet e mobiljeve, pajisjeve shtëpiake dhe të tjera.

Krahasuar me muajin shkurt rritjen më të madhe të çmimit të konsumit e kanë pasur sërish grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, situatë e cila ka nisur që në vitin e shkuar.

Por pavarësisht se karburanti vijon të jetë në çmime të paqendrueshme rezulton se transporti ka shënuar rënie me 7.5%  më pak të çmimit.

Të fundit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV