Arsyet e forta pse duhet ta pini lëngun e shegës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë njerëzit të cilët pinë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut, këtë e kanë konfirmuar edhe vetë shkencëtarët.

Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike shumë natyrale.

Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç. Në fund të studimit, të gjithë pjesëmarrësit patën një rritje të vlerave  ushqyese që janë të dobishme për balancimin e hormoneve, plus vitalitetin e përgjithshëm

Përveç vetërregullimit hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së organizmit. Shega dhe lëngu i saj bëjnë mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat.

Testosteroni ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thonë studiuesit. Pas pirjes dy javore të këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%.

Pjesëmarrësit treguan se ishin në humor të mirë dhe ndjenjat e tyre negative ishin shuar. Estrogjeni është një hormon shumë i nevojshëm në trupin e çdo gruaje për të qëndruar të forta, energjike dhe me një cikël të shëndetshëm.

Sipas të dhënave studimet e mëparshme mbi rolin e lëngut të shegës, kanë veçuar rëndësinë e tij për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Ky superfrut lufton disa forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me stomakun. Ai është i pasur me shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.

Rekomandohet pirjen e një gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata. Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës. Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Lexo edhe :  Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara. Për të mësuar edhe arsyet se pse duhet që të hani shegë çdo ditë mjafton të klikoni këtu.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV