Zotohet Berisha/ Nëse FBI nuk e arreston Edi Ramën, do e çoj vetë atje ku e meriton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka kërcënuar se do të çojë Edi Ramën atje ku e meriton nëse FBI nuk e arreston njësoj si ish zyrtarin Charles McGonigal. Nga Vora tha se qeveria e Ramës ndërton 1 km autostradë në Shqipëri me 24 mln euro, ndërsa që Evropa e ndërton me 2 mln euro.

“Një kilometra autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës. Ndërtohet 24 mln euro, ajo kushton 2 mln në gjithë Evropën, 22 vidhen nga qeveritarët. Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE dhe SHBA, këtu ndërtohen me 4-6 mln euro. Kjo është e vërteta.

Edi Rama firmos fap e fap për xhepat e tij 420 mln për djegësat, ku janë djegësat. Asnjë nuk ekziston. Kurse ju paguani. I gjithë qarku i Tiranës, Durrësit paguajnë për çdo ton 29 euro toni, në një kohë kur ishte 13 euro. Paguhet sikur digjet. Paratë përfundojë në kontot bankare të Ramës dhe Veliajt. Ndaj rrogat nuk u rritën. Ndërsa tani del si bamirës. Një mashtrues i paskrupullt.

Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramë, PD dhe Sali Berisha do ta çoje aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale.

Nuk ekziston asnjë hetim, nuk mbahet asnjë qëndrim. Imagjinoni Tiranën se çfarë mendohet për këtë tani. Pra, po pse asnjë diskutim nuk ka që Rama ka ndarë para me ta. Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin. Nuk dinë të ndalen, i ndalon vetëm vota”, tha Berisha.

 

 

Të fundit

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

Lajme të tjera

Web TV