Infermierët e spitalit të Durrësit: Pse duhet të qëndrojmë ende në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personeli i spitalit të Durrësit ka reaguar pasi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu deklaroi se asnjë mjek apo infermier i këtij spitali nuk është infektuar më koronavirus.

Disa prej infermiereve, që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresha e spitalit ajo që i ka marrë në telefon dhe i ka dhënë lajmin e mirë.

Ndërkohë, një prej infermiereve kërkoi që të njihej me përgjigjen e analizave personalisht. ndërsa një tjetër shtron pyetjen për faktin se pse duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë.

Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine.

Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën.

Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, tha një prej infermiereve për BW.

Të fundit

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC)....

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

“Gra bjonde me përmasa specifike të gj*ksit”/Kërkesat e ‘çmendura’ në 18-vjetorin e Jamal

Lamine Jamal mbushi dje 18 vjeç. Dhe festa e tij e ditëlindjes ka fituar një vëmendje të veçantë. Klaudia Kalvo, modele spanjolle, ka zbuluar detaje...

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

Lajme të tjera

Web TV