Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vizitën e tij në Poloni në fillim të kësaj jave, duke e quajtur atë “një hap tjetër drejt fitores” për Ukrainën. Presidenti ukrainas mori një pritje të ngrohtë ndërsa u takua me homologun e tij, Andrzej Duda në Varshavë të mërkurën.
Zelenskyy mori premtime të reja për bashkëpunim më të thellë ushtarak dhe ekonomik gjatë udhëtimit të tij në fqinjin më të afërt të Ukrainës. “Vizita ime dhe negociatat në Varshavë ishin një hap tjetër drejt fitores. Faleminderit për vendimet e dakorduara, për paketën e fuqishme të mbrojtjes.”, shkroi ai.