“Ka ardhur dita ti japim dorën njëri-tjetrit”/ Boçi: Elbasani nuk ka më vend për gabime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi teksa prezantoi platformën e tij për zgjedhjet e 14 majit u kërkoi votën të gjithë qytetarëve elbasanas.

Në fjalën e tij, Boçi u shpreh se zgjedhjen që duhet ta bëjnë më 14 maj ta bëjnë jo sipas përkatësisë politike, por duke zgjedhur të ardhmen e tyre.

“Elbasani – tha Boçi – nuk ka me vend per gabime, por eshte koha për ti dhënë dorën njeri-tjetrit, pasi vetëm kështu mund te fitohet”.

“Unë sot nuk po vij si politikan të mbaj para jush një fjalim politik entuziast, unë vij them fjalën time të jetës. Vij tek qytetarët e mi, për të biseduar dhe për t’i thënë atyre, elbasanasit e mi, kushdo që të jeni, kudo ku jetoni zgjedhja që do bëni më 14 maj është historike, Elbasani nuk ka më vend për gabime. Vota vlen më shumë sesa mund ta imagjinoni ju.

Këtë zgjedhje unë dua ta bëni jo sipas përkatësive politike, jo sipas asaj që keni menduar në të kaluar, por ta bëni duke parë drejt së ardhmes, duke i bërë një pyetje vetes; Ku dëshironi të shkojë Elbasani?

Elbasani është në duart tuaja, në duart tona. Ka ardhur dita për ti dhënë dorën njeri-tjetrit, vetëm kështu bashkë fitojmë. Ju e mbani ndryshimin. Fitore”, tha Boçi ne hapje te fushates elektorale.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV