Fobia Sociale: Frika nga njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fobia sociale, e quajtur edhe ankthi social është një shqetësim shumë i përhapur, është i pranishëm dhe prek zakonisht më shumë femrat sesa meshkujt. Një shqetësim i tillë shfaqet gjatë adoleshencës ose në moshë të re dhe mund të ndikojë negativisht jetën e njerëzve dhe të atyre që e rrethojnë. Është një vështirësi që shfaqet kur krijoni lidhje me të tjerët, duke pasur një shqetësim të madh, një ndjesi turpi dhe mendime nega – tive për veten. Në këto situata ndihet keq dhe ndjen një shqetësim fizik dhe emotiv…

Kush vuan nga fobia sociale e di shumë mirë se armiku i tij më i keq, që e shoqëron në çdo gjest të tij, sjellje apo mendim, është pikërisht një ankth i pamatë kundrejt të gjitha situatave ku është i ekspozuar publikisht. Më specifikisht, kush vuan nga ankthi social ka frikë që çdo gjë që bën apo thotë mund të jetë e gabuar dhe se mund të bëhet objekt gjykimi nga ata e të tjerëve.

Simptomat e atij që vuan nga fobia sociale Pikërisht në situata të këtij lloji shfaqen simptoma fizike si: takikardi, djersitje e tepërt, dridhje, skuqje, të cilat ndonjëherë mund të shndërrohen në atake të vërteta paniku. Gjithë kësaj i bashkohet edhe shqetësimi apo turpi, që të tjerët mund të kuptojnë se pas këtyre shfaqjeve fizike, pas të cilave i kapluar nga paniku, ai përfundon duke u larguar apo duke i shmangur të gjitha situatat që i konsideron si burim ankthi. Përveç frikës nga ekspozimi, ai do të përjetojë ankth që vjen nga “turpi se i vjen turp” gjë e cila e shtyn drejt një spiraleje disfunk – sionale. Kjo shfaqje parehatie dhe tentativat për të ruajtur kontrollin krijojnë një rreth vicioz, duke shtuar mendimin negativ mbi aftësitë vetjake sociale. Në këtë mënyrë rritet distanca me të tjerët, deri sa të kalojnë në një izolim social.

Lexo edhe :  Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Këshilla për të mposhtur fobinë sociale

Ja disa këshilla të thjeshta për të përballuar ankthin social.

Janë të vogla tentativat për të mposhtur ankthin, nuk zëvendësojnë një rrugëtim psikologjik, por janë një hap i parë për të filluar të ndiheni mirë.

1-Përgatituni për sfidën: Mundohuni të imagjinoni paraprakisht situatën dhe të gjeni strategji të ndryshme jo të forta për t’i përballuar. Kjo gjë ndihmon të ndiheni më të sigurt. Mund t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt në përgatitjen e diskutimeve, mendoni për anekdota për të treguar, imagjinoni pyetjet e mundshme që do t’i bëni të tjerëve…

2-Mos u përqendroni në as pektet negative: Të mendoni dhe të vuani për ato gjëra që nuk dini të bëni dhe për vështirësitë e shton edhe më shumë atë ndjesinë e bllokimit dhe mungesën e vetëbesimit. Shkruani një listë të pikëve tuaja më të forta dhe mënyra për t’u shprehur në momentet e vështirësisë, pasi ju ndihmon të ndiheni më të sigurt.

3-Përqendrohuni tek të tjerët: Ta çoni vëmendjen tuaj vetëm te vetja dhe te vështirësitë, shton ndjesinë e paaftësisë dhe shumëfishon parehatinë. Në vend të kësaj, mendoni për bashkëbiseduesit, në mënyrë që t’i interesoni dhe t’i vëzhgoni. Kjo gjë ju ndihmon të jeni më të efektshëm dhe pakëson ankthin social.

4-Mos u shmangni: Fobia sociale ushqehet me anë të shmangies, gjë që shton edhe më shumë frikën. Mund të përpiqeni ta largoni duke u përballur me disa situata sociale, duke filluar që nga ato më të thjeshtat.

Të fundit

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Lajme të tjera

Web TV