Të bërtiturat ndaj fëmijëve të vegjël rrisin rrezikun për probleme të shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi ndëshkimi i fëmijëve duke u bërtitur rregullisht ose izolimi i tyre, rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të qëndrueshme të shëndetit mendor me gati 50 për qind.

Studiuesit studiuan shëndetin mendor të më shumë se 7,500 fëmijëve irlandezë në moshën tre, pesë dhe nëntë vjeç, duke kërkuar shenja ankthi, tërheqjeje sociale, impulsiviteti, agresioni dhe hiperaktiviteti. Ata zbuluan se shenjat e problemeve mendore ishin më të shpeshta tek të rinjtë që ishin ekspozuar ndaj “prindërimit armiqësor” në moshën tre vjeçare.

Studimi tregoi se deri në moshën nëntë vjeç, një në 10 fëmijët ishte në kategorinë e rrezikut të lartë për probleme të shëndetit mendor, me ata që kishin duruar prindër të ashpër, 47 për qind më shumë gjasa të bien në atë grup.

Disiplinë e ashpër ‘e vështirë për t’u justifikuar’

“Nuk po sugjerojmë për asnjë moment që prindërit të mos vendosin kufij të fortë për sjelljen e fëmijëve të tyre, por është e vështirë të justifikohet disiplina e ashpër dhe e shpeshtë, duke pasur parasysh implikimet për shëndetin mendor.

Fakti që një në 10 fëmijë ishte në kategorinë e rrezikut të lartë për probleme të shëndetit mendor është një shqetësim dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin që mund të luajë prindërimi në këtë.

Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e të bërit gjithçka që është e mundur për të siguruar që prindërit të mbështeten për t’u dhënë fëmijëve të tyre një edukim të ngrohtë dhe pozitiv, veçanërisht nëse rrethanat më të gjera i vënë ata fëmijë në rrezik të rezultateve të dobëta të shëndetit mendor ” pohojnë ekspertët.

Të fundit

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos...

Eksodi i çmendur, “Vlora” dhe 20 mijë shpirtra mbi një det shprese

Nga Leonard Veizi Nga larg, mëngjesi i 8 gushtit 1991 nuk dukej se kishte asgjë të zakonshme në portin e Durrësit. Ajri rëndonte nga dielli...

Paga minimale: Shqipëria 400 euro, Mali i Zi 670 euro, Serbia 618 euro

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë...

34-vjetori i eksodit, Bari i jep nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar

Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve, ku anija “Vlora” mbërriti në brigjet e qytetit italian me rreth 20 mijë...

1990 – Iraku pushton Kuvajtin: Fillimi i Luftës së Gjirit

Më 2 gusht 1990, forcat irakiane nën urdhrat e presidentit Saddam Hussein pushtuan papritur Kuvajtin, një shtet i vogël por jashtëzakonisht i pasur me...

Lajme të tjera

Web TV