Karrotreci përplas për vdekje endacakun në Lushnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. Një automjet tip karrotrec, me drejtues një 27 vjeçar ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ishte endacak. I riu është shoqëruar në polici pas aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Të fundit

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV