Steve Jobs u rikthye në Apple në moshën 41 vjeç, 78-vjeçari Berisha: Rikthimi im si i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha shquhet për deklaratat e tij të bujshme por shpeshherë edhe të çuditshme. Perla e ditës së sotme duhet të jetë padyshim më e veçanta në këtë listë.

Sot ai u shpreh se rikthimi i tij dhe Partisë Demokratike në krye të pushtetit është i ngjashëm me rikthimin e Steve Jobs në kompaninë Apple në vitin 1996. Ndonëse tingëllon pak qesharake, Berisha ishte mjaft i bindur në arsyetimin e tij duke thënë se rikthimi i tij do të jetë më i suksesshmi.

Por le të analizojmë pak këto dy karaktere kaq të ndryshëm, por që për doktorin janë ‘sozi’ të padiskutueshme. Steve Jobs u përjashtua nga drejtimi i kompanisë së Apple në vitin 1985, kur ai ishte thjesht 30 vjeç. Më vonë do të rikthehej aty ku gjithçka nisi, 11 vite më vonë në moshën 41 vjeçare. Nga ana tjetër Berisha është gati dyfishi i moshës së gjeniut amerikan asokohe, saktësisht 78 vjeç, e megjithatë pretendon se do të tejkalojë energjinë dhe vendosmërinë e Steve Jobs.

Steve Jobs në një deklaratë vite para ndarjes nga jeta, u shpreh se ai kurrë nuk e bëri punën e tij për para, por për pasion. Edhe Berisha duket se ndan të njëjtin pasion për gjërat, por ndryshe nga Jobs, doktori është i motivuar nga pushteti edhe në këtë moshë që aktualisht gjendet.

Të fundit

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

Lajme të tjera

Web TV