“Atentat i mirëfilltë politik”/ Tritoli ndaj Ndrecës, Berisha: Krim i shëmtuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atentat për motive politikee cilëson Sali Berisha ngjarjen në Vaun e Dejës, ku kryetarit të Rithemelimit Benard Ndreça, iu vendos tritol në makinë.

Këto janë akte ekstrem për të terrorizuar popullatën për të ruajtur sistemin monist, u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat, disa orë pas ngjarjes.

“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik.

Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij.

Bernardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës.

Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.

Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij”.

Të fundit

Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Maria Arena, një ish-deputete e Partisë Socialiste të Parlamentit Evropian (PE), është akuzuar për anëtarësim në një organizatë kriminale,...

Ka konstatuar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Ja si përgjigjet Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga gazetarët gjatë takimit informal të sotëm, lidhur me pasuritë e politikanëve jashtë Shqipërisë. Dumani thotë se SPAK ka patur...

Planet e Trump për të deportuar emigrantët ilegalë, Papa Francesku: Turp nëse realizohen!

Papa Françesku ka thënë se planet e Donald Trump për të deportuar emigrantët ilegalë nga SHBA do të ishin një “turp” nëse do të...

Bleona Qereti shkëlqen në inagurimin e presidentit Donald Trump

Artistja e njohur Bleona Qereti ka marrë pjesë në festimet e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në Instagram ka ndarë edhe disa foto për ndjekësit...

Inceneratori i Tiranës, seanca për të pandehurit shtyhet për në 31 janar

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit...

Lajme të tjera

Web TV